Shtyhet Kuvendi, seanca e debatit zhvendoset për nesër

539
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se debati mbi programin e qeverisë së re të vendit do të mbahet ditën e martë.

Ndërkohë, Ruçi shtoi se sot deri në orën 18:00 kur do të rinisë seanca grupet parlamentare kanë kohë të dorëzojnë pyetjet për programin e qeverisë.

Ndërsa debati do të zhvillohet të martën nga ora 09:00 deri në orën 10:45.

Me një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri Rama prezantoi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Sigal