“Shty sa ta shtysh”, motoja hipokrite e Ramës!

524
Sigal

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu

Me teatralitet Kryeministri përpiqet tu ofrojë shqiptarëve për kalimin e pasojave të tërmetit “qiejtë”, por vetëm në 3D; ndërsa me hipokrizi takon partnerë apo të tjerë për t’i bindur ata të na ndihmojnë.
Mirë bën që i takon, por ndërkaq nuk ndërpret si domosdoshmëri apo si një mesazh serioziteti ndaj qytetarëve apo partnerëve financimet abuzive qoftë dhe të PPP-ve më skandaloze, për tja kaluar ato fonde përballimit të gjendjes, kur vetëm për shëndetësinë më 2020 do të paguhen 40 M$ për ato.
Të aktrosh me shqiptarët e t’i kërkosh partnerëve të të ndihmojnë, kur vazhdon të keq përdorësh të ardhurat publike, është një hipokrizi e dyfishtë!
Shqiptarëve u duhet thënë e vërteta, donacionet nga jashtë do të jenë vetëm një pjesë ndihmëse për çfarë do të nevojitet nga buxheti ynë në kapërcimin e katastrofës; kjo do të jetë shumë dhe e vështirë për ne, pra duhen mirë shfrytëzuar kapacitetet tona.
Prandaj për të siguruar edhe atë mbështetje të partnerëve duhet t’i bindim ata se nuk do të abuzohet me fondet e tyre, gjë që nuk mund të bëhet duke vazhduar të abuzohet me buxhetin, siç po këmbëngul Kryeministri.
Praktika e ”Strucit” nuk funksionon me partnerët, por dhe me shqiptarët nuk mund ”ta shtysh gjatë” kështu!