Shteti u “tregon muskujt” studentëve, FNSH mësyn tek Juridiku, terror brenda fakultetit

469
Sigal

Ndaj studentëve të Fakultetit të Drejtësisë forca private policie kanë mësyrë mbrëmjen e djeshme në derën e godinës duke i shtyrë dhe duke iu bërë presion të dilnin jashtë.

Rezistenca e tyre, protesta e shprehur me ngujim brenda në Fakultet vazhdon edhe ditën e sotme.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë gjendur sot para dyerve të fakultetit.

Kujtojmë se misioni i FSHN është kryerja e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhja e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të Policisë, ekzekutimi i të cilave kërkon personel të përgatitur dhe të pajisur në mënyrë të posaçme dhe dhënia e ndihmës në rastet e emergjencave civile dhe aksidenteve, për mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Ndërhyrja e policisë private

Forcat rezervë të shtetit kanë rrëshkitur nga detyra e tyre për të ruajtur sigurinë publike.

Qeveria po luan të gjitha gurët për të mos lejuar ngujimin e studentëve protestues në fakultete, qoftë duke i prerë dritat me anë të OSSHE, qoftë duke tentuar t’i nxjerrë jashtë me anë të policive private madje duke futur dhunshëm në lojë dhe policine e shtetit.