Shteti pranon gafën me ish-ushtarakët: Të mbyllen gjyqet, do t’u japim lekët e pensionit

442
Sigal

 Instituti i Sigurimeve Shëndetësore kërkon të pezullohen proceset gjyqësore, ku ish-ushtarakët e dalë në pension kërkojnë të rimarrin vlerat e mbajtura nga përllogaritjet e pensioneve suplementare që nga viti 2009 e në vazhdim. “Ka qenë një ligj, i cili është zbatuar nga ISSH dhe për shkak të procesit administrativ është krijuar një debi nga rillogaritja që përcakton ligji. Parlamenti vendosi që gjithë këtë debi t’ua falë ish-ushtarakëve dhe atë pjesë të debisë që ata kanë shlyer nga muaji në muaj t’ua kthejë. Edhe proceset gjyqësore, nëse ka, automatikisht ato do të pezullohen, sepse ne kemi filluar që më 1 nëntor t’u kthejmë lekët ish-ushtarakëve”, ka deklaruar drejtori i ISSH, Astrit Hodo. Është përllogaritur, që deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm të kompensohen të gjithë ish-ushtarakët, të cilët në total janë 5.500 që përfitojnë nga ky ligj. Kostoja financiare e këtij ligji për buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 1 miliard lekë.

Për efektet e këtij ligji, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi së bashku me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zhvilluan një bashkëbisedim me ish-ushtarakët.