Shtatorja e Azem Hajdarit në Tropojë, Meta: Portreti i tij do mbetet tribuni i dashur për të gjithë

670
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur sot përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë.
Mesazhi i Presidentit Meta iu përcoll të pranishmëve të shumtë në ceremoninë e përurimit të shtatores, që u zhvillua në qendrën e qytetit të Bajram Currit, nga Këshilltari Ushtarak i Tij, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj.
Në mesazhin e tij Meta thekson se vendosja e monumentit të Azem hajdarit në vendlindjen e tij është gjë gjest fisnik mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tij, por edhe për vlerat shoqërore e kombëtare që kjo vatër ka mbartur në shekuj.
Meta shprehet se portreti i Azemit do mbetet përgjithmonë tribuni i dashur për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.

Sigal