“Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së”

432
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sqaron se marrëveshja e mbrëmshme kishte të bëjë vetëm ne nenin 6 të marrëveshjes së 2 qershorit të arritur mes liderëve të Maqedonisë me ndërmjetësim të Komisarit Han. Gjegjësisht, me pjesën më problematike se cila Qeveri do ti organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Me gjetjen e zgjedhjes për Qeverinë që do ti organizojë zgjedhjet, shqiptarët përfitojnë nga rikthimi i stabilitetit politik dhe ekonomik. Me zgjidhjen e krizës ekonomike hapet rruga drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. “ shprehet Osmani. Ai thotë se nuk janë prekur ministritë që udhëhiqen nga shqiptarët, ndërsa tani edhe BDI do të ketë rol në zgjedhjen e ministrit të brendshëm. “Duhet të kihet parasysh se me marrëveshjen e 2 qershorit përfshihen më shumë pika që partitë dhe qeveria e re përmes reformave do ti plotësojnë mes të cilave edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit” thotë për Portalb, Bujar Osmani. Në pyetjen se ku dhe kur konkretisht do të përfshihen kërkesat e BDI-së si kërkesa të shqiptarëve, Osmani tha se kërkesat e kësaj partie do të jenë pjesë e reformave që do të ndërmerren në periudhën në vazhdim si pjesë e reformave që zbaton Qeveria e re teknike, të rekomanduara nga raporti i Pribe-s. “Kur të kthehet edhe LSDM në Parlament do të fillojmë me reforma dhe atje do ti parashtrojmë dhe kërkesat tona: ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion, politikat gjuhësore, ndarja e dretjë e buxhetit e tjera.. ” tha Osmani.
Sigal