Shqiptarët i shohin grekës si kërcënim, ndërsa serbët jo më si armiq

395
Shqiptarët nuk e shohin më Serbinë si kërcënimi i parë ndaj integritetit nacional. Sipas një sondazhi të kryer në Shqipëri, Greqia është konsiderueshëm më i rrezikshëm se ai i sllavëve. Ky sondazh është publikuar gjatë inagurimit të qendrës për marrëdhëniet Shqiptaro­Serbe. Një kuotim më të lartë kanë marrëdhëniet mes dy qeverive. 54.7% e të pyeturve thonë se marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe Tiranës zyrtare i shohin si “normale” marrëdhëniet, ndërsa 18.8% si “të këqija”.
Në shumicë dërrmuese, të anketuarit kanë besimin se marrëdhëniet do të përmirësohen në të ardhmen, ndërsa surprizuese është bindja e qytetarëve shqiptarë, në mbi 90%, se kjo është në të mirë të të dyja vendeve.
Shqiptarët shohin Greqinë si kërcënimin e tyre të pare. 31.6% e të anketuarve e mendojnë këtë, ndërsa Serbinë e shohin të dytën në listën e disa vendeve të përfshira në anketim me 27.8%. Qytetarët shqiptarë besojnë në shumicën e tyre se mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tashmë kushtet për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, por shumica dërrmuese e të anketuarve, në masën 72%, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjëse për ndeshjen ishte Serbia./tema 
Sigal