Shqiptarët i luten ‘Zotit’/ Ja mesazhi i tyre në vezët e Pashkës

801
Sigal

Shqiptarët i kanë uruar sot besimtarëve të krishterë ‘gëzuar Pashkët’, dhe në shenjë simboli ata kanë shpërndarë vezë mes tyre.,

Por edhe pse është ditë feste fetare, dhe dëshirat e shqiptarëve janë të shumta ku urojnë për shëndet, mirëqenie dhe begati, një tjetër dëshirë e shtuar në Pashkët e këtij viti ishte dhe ajo ‘Rama Ik”.

Mesa duket shqiptarët tani kanë kërkuar edhe ndihmën e të plotfuqishmit për të larguar nga qeveria njeriun që po ju vështirëson çdo ditë e më shumë jetën.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto ku janë disa vezë dhe mbi to shënimi ‘Rama Ik”.