Shqiptarët i kthehen radhëve të gjata si në kohën e monizmit

89

Edhe 1 javë afat për të paguar taksën e banesës, e cila do të llogaritet nga 1 janari 2018 dhe do t’u kushtojë qytetarëve mijëra lekë. Për çdo ditë vonesë do ketë gjoba. Dështon sistemi on line, miliona euro të investuar janë zhdukur “pa nam e nishan” nga oligarkët e qeverisë, duke rikthyer radhët e Enverit. Mbi 30 mijë mësues dhe edukatorë presin në dyert e poliklinikave me ditë të tëra për t’u pajisur me raportet mjekësore

Sa mbaruan zgjedhjet, rilindësit zhvatin shqiptarët me taksa të reja

 

Qeveria u jep afat 1 javë  qytetarëve për dokumentat, sepse nuk shërbehet on line

 

Qeveria u ka dhënë ultimatum qytetarëve që deri në datën 15 shtator të dorëzojnë dhjetëra dokumente, për të bërë regjistrimin e pasurisë së patundshme të tyre, në mënyrë që bashkitë, nëpërmjet UK të tyre, të vjelin taksat e shtëpive, duke filluar që nga 1 janari 2018. Si, të mos mjaftonte që qytetarët, do të paguajnë taksa të prapambetura, duhet që brenda 1 jave të mbledhin nëpër zyrat e sportele dhjetëra dokumente, shërbimet e të cilave, qeveria është zotuar se do të bëhen on line nëpërmjet zyrave të shtetit, ngaqë janë paguar dhjetëra milionë euro koncesione, sikurse, marrja e certifikatave të lindjes, të vendbanimit, dhënia e dëshmive të pronësisë, pagesat e dritave, ujit, etj. Atëherë, pse qeveria i detyron qytetarët të mbledhin zyrë më zyrë këto shkresa, kur, ndërkohë ka paguar dhjetëra milionë euro, që institucionet shtetërore t’i marrin online nga njëra – tjetra? Apo, koncesionet on line u dhanë, sa për të vjelë dhjetëra milionë euro, ndërkohë që nuk mund të kryejnë asnjë shërbim on line? Dhe nëse qytetarët nuk do të dorëzojnë brenda datës 15 shtator, dokumentet për regjistrimin e shtëpive, atëherë, pagesa e taksës së banesës do të jetë me kamatë. Për këtë, në gjithë Tiranës, ku janë afërsisht 1 milion banorë, janë hapur vetëm 4 sportele të pranimit të dokumenteve, ku është e kuptueshme se sa radhë të gjata krijohen dhe çfarë konfuzioni do të krijohet deri në datën 15, ngaqë qindra mijëra qytetarë do të zënë radhën vetëm në këto 4 sportele të Tiranës. Qëllimisht, qeveria ka vendosur këtë afat të shkurtër, për të detyruar qytetarët të paguajnë kamatën e vonesës.

Ja si reagon profesor Përparim Kabo dhe qytetarët.

 

Edhe një javë …

Përparim Kabo

Ky është ultimatum…edhe një javë…dhe njeriu patakset…por për çfarë?!… Duhet të regjistrohemi te ujësjellësi se fillon taksa për banesat… Pa ta shohim pakëz me qetësi. Thuhet se taksën do e paguajmë që nga marsi 2018-s…pra me të filluar do shohim te fatura e ujit ngarkesën për taksën e banesës që do e shlyejmë pjesë pjesë…por duhet të regjistrohemi në disa pika që ka ngritur në Tiranë ujësjellësi…Thuhet se janë katër pika të tilla. Dokumentet që kërkohen janë…Kopje e certifikatës së pronësisë së shtëpisë…Po mirë more ju që po bëni këtë…nuk i merrni dot on line të zyra e regjistrimit të pasurisë…atje keni dhe cili apo cilët janë pronarët dhe adresën përkatëse…Kërkoni dhe librezën e ujit te zyra e ujësjellësit…kjo është për të qeshur…Po ju të ujësjellësit që u paguajmë lekët prej vitesh dhe dekadash, nuk i keni emrat tanë të regjistruar me numër kontrate dhe adresën… Pastaj është dhe një kulm tjetër regjistrimin që kemi bërë në zyrën e regjistrimit të pasurisë do duhet ta regjistrojmë në lagjen ku banojmë se po s’e bëmë marrim gjobë… Ore, po pse talleni…Ju na mbushët me deklarime se çdo gjë do të bëhet on line se nuk do rrimë më në radha… Institucionet e shtetit duan kohën tonë për letra që i kanë po ata vetë dhe i duan po ata vetë… Edhe një javë tremb shtypi…të gjitha me rrëmbim, pa rregull, pa respekt për kohën e individit….A ka ndonjë njeri me mend në këtë vend… Ajo reforma territoriale administrative a e ka pasur parasysh këtë gjë… Koha është pasuria që kemi dhe atë doni të na e merrni me radha dhe me trysni,…se pas një jave do bëhet nami… Ka zgjidhje por duhen profesionistë…dhe jo amatorë në drejtimin e punëve.

Reagojnë qytetarët

P.A / Përshëndetje Prof. Kabo si përherë sensibilizues me statuset tuaja në interes të publikut…jo më larg se 30-min pagova tek pika e UKT tek pallatet e Delijorgjit faturën e muajit…ishte një konfuzion shprehur me pakënaqësi inextrem për këtë lloj skeme pagesash…mora ca pamje..shikoni ç’farë ndodh. Turp

 

M.D/ Lexoj e them, ja pse ikin njerëzit… bota me teknologji po kërkon planet tjetër këta tanët akoma po masakrojnë njerëzit nëpër radha, as në botën e tretë nuk e radhisim dot, por një e shtatë vetëm për shqiptarët. Nuk e fsheh dot atë që ndjej, do isha hipokrite, asnjë sekondë nuk do e përballoja dot jetën në vendin tim, varfërinë po, aman talljen nga këta horra Jo.

 

I.P.L/ Po pse u dashka të paguaj një taksë për një vit e gjysmë të shkuar? Ku ishte shteti, që nëse e donte s’e mblodhi në kohën e duhur? Pse duhet të mbirëndohen financat e qytetarëve? …pse, pse, pse…pff, shtet rrëmpallë…

 

 

  1. D/ Vuri sa më shumë taksa e kënaqet ky popull se ka dhe një të mirë nuk kërkon llogari për taksat që paguan. Bile më të mirën e ka se duartroket propagandën e shfrenuar të abuzimit me taksat e tij.

O.E Ç/ Profesor, përveç këtij statusi duhet të dalin figura si ju edhe t’i kundërshtojnë këto burokracira por me protesta. Pikë së pari taksat po shtohen edhe niveli jetesës është i ulët, lekët duhen paguar por shërbimi mungon. Çfarë duhet të bëjmë? Thjesht si dele duhet të bindemi?

 

M.P/ Paradoksi tjetër. Çdo librezë ka numër kontrate, emrin e familjarit, adresën e shtëpisë. Nuk ju mjaftojnë këto të dhëna? Çfarë ju duhet hipotekimi? Po taksën e ndërtesës që paguajmë mbi çfarë kriteresh e vendosët? Kemi 66 vjet në këto shtëpi shikoni gent planin e pallatit i keni në bashki. Çudirat shqiptare janë për të spostuar vëmendjen nga moskryerja e punës që bën administrata

  1. Ç/ Përparim, të lutem këtë status dërgoja gazetave si përgjigje të kërkesës ultimative. Besoj që do jetë në ndihmë të të gjithë qytetarëve, sepse është vërtet çmenduri.
  2. B/ Kjo është praktikë e të gjitha zyrave të shtetit, të kthejnë në një lloj postieri që duhet të bredhësh lart e poshtë për të mbledhur lloj lloj dokumentesh. Mjerë ai që del në pension, se ka një sorollatje të pa parë e torturuese…..

Veis Gjoka Gusmar Labëri. Katastrofë as në Indi nuk ndodh kjo. Edvin Rama na kish thënë jemi vendi i dytë në Evropë me shumë ujë duhet ta shesim mos vejë kot e jo ta blejmë. Tani Zonja e tij që i bëri dasmën në Kalanë e Gjino Kastro. Na i vjedh mes dite. Diktaturë apo super diktaturë. Se daja i tij apo Babai me shpirt, Enveri nuk qe kaq katil.

P.A/ Nuk kanë të sosur hallet për shqiptarët, rrofsh Përparim, që me ndjesinë tuaj ndaj padrejtësive, ndërgjegjëson shqiptarët të njohin të drejtat e tyre. Respekt! Për këtë duhet protestuar.

  1. K/ Nuk i thonë kot që bëji nënën të të thotë baba. Kështu u mësuam ne me dhunë dhe terror e atëherë të duam më shumë. Nuk besoj se ka klasë politike më të ndyre se këta të 30 viteve në Shqipëri. Mirë na e bëjnë.
  2. Ç/ Prof. Ke shumë të drejtë, por vijon strategjia e tensionit permanent, njerëzit nuk duhet të kenë kohë për të menduar, ky është synimi…

E.R/ Profesor faleminderit por aty është vërtetë për të ulëritur çfarë pune ka ujësjellësi me taksën e banesës në asnjë vend të botës nuk ngatërrohen këto dy fatura taksa e banesës duhet të jetë më vete të paktën këtu ku jetoj unë nuk e ngatërrojnë taksën e banesës as me ujin as me dritat dhe gazin dhe as me televizionin, por është më vete që i shkon shtetit dhe të përfshihet pastrimi i rrugëve, policia, mësuesit, spitalet, banesa sipas zonave, të gjitha në një të vetme, pse aty duhet të paguhet me ujin? Këtë nuk arrij ta kuptoj, mjerë ne me këto palo institucione

  1. V/ Mënyrë për të poshtëruar dhe vrarë shpirtrat e njerëzve! Ndërkohë kushedi ç’PPP po gatuhet që po këta njerëz ta paguajnë në 50 vjetët e ardhshëm, për xhepat e këtyre reformatorëve në ilegalitet grabitjesh kombëtare