Shqipërisë i duhet demokraci, jo stabilokraci!

509
Sigal

Josip Juratoviç, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor takohet me anëtarin e Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti.Opozita nuk kishte rrugë tjetër përveç asaj të dorëzimit të mandateve. Kështu është shprehur anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, i cili ndodhet prej disa ditësh në Gjermani, ku ka zhvilluar takime me disa deputetë të Bundestagut gjerman. Gjatë takimit në Berlin me Josip Juratoviç, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, është folur për situatën politike dhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve. “Ne kemi qenë të detyruar për hir të demokracisë të marrim një vendim të tillë. Zgjedhjet janë themeli i saj, nuk mund të sakrifikojmë pafundësisht për hir të stabilitetit”, është shprehur Alizoti. Ndërkohë Juratoviç thotë se korrupsioni dhe mafia e bën të pamundur zhvillimin e demokracisë, si dhe bën thirrje për një zgjidhje të situatës politike në Shqipëri.“Ne jemi për demokraci dhe jo për stabilokraci. E kuptoj që në Ballkan korrupsioni dhe mafia e bën të pamundur zhvillimin e demokracisë. Duhet gjetur një zgjidhje për situatën në Shqipëri”, u shpreh Juratoviç.