Shqipëria vendi më i vogël, por me qeverinë më të madhe

700
Sigal

Shqipëria mund të jetë një vend i vogël në Evropë, por është një shtet që për nga madhësia në qeveri është një nga më të mëdhatë në Evropë, duke u renditur pas Rumanisë dhe Rusisë. Janë këto dy vende, që përbëjnë qeveritë e tyre me një numër të madh ministrash. Numri i madh në përbërjen e qeverisë tregon se varfëria ende nuk përbën problem për qeverinë aktuale, e cila e rriti kabinetin qeveritar në 33% në krahasim me qeverinë e mëparshme.

Shqipëria, nga 14 ministri që kishte dy vite më parë, sot gjendet me 19 ministri

Shqipëria nga 14 ministri, që kishte dy vite më parë, sot gjendet me 19 ministri, duke e çuar Shqipërinë në këtë drejtim nën kampione të Evropës. Kriza që ka mbërthyer shumë vende të Evropës, bëri që të gjejnë mënyra të ndryshme në reduktimin e ministrive, në një kohë që vendi ynë bëri të kundërtën. Duke i hedhur vendeve të BE, shikojmë se disa prej tyre me popullsi 20 apo 30 herë më shumë, kanë 5-6 ministri më pak, se në vendin tonë. Shqipëria, si vend ballkanik, edhe pse nuk e ka atë luks, për nga numri i madh i kabinetit qeveritar me 19 ministri, renditet pas Rumanisë, që ka 23 ministri, duke treguar mentalitetin ballkanas se numri i madh i ministrive do të zgjidhë sa më mire problemet e vendit të tyre. Po t’i referohemi në këtë drejtim si, Gjermanisë, Francës, Polonisë, apo Spanjës, do të vërejmë se këto vende  kanë nga 4-5 ministri më pak se vendi ynë. Në Britaninë e Madhe, për modelin e saj të qeverisjes, ka në kabinetin e saj 12 ministri me portofol, po kaq kanë edhe Polonia e Belgjika.

Thua të jetë një rastësi, apo çmenduri?

Nga njëra anë shikohet se Shqipëria, për nga kushtet që ndodhet aktualisht, nuk i përshtatet një kabineti kaq të madh qeveritar, aq sa në çdo ministri mungon publikimi i buxhetit se sa i kushton vendit. Nga ana tjetër, qeveria nuk justifikon numrin e madh të 19 ministrive, kur fare mirë mund të reduktoheshin, ashtu si është bërë në vendet e tjera të BE. Një shembull të mirë në këtë drejtim dha vendi fqinj Greqia, e cila reduktoi 10 ministri, duke dubluar tre ministri në një të vetme, gjë që e shohim edhe në shumë vende të tjera të Evropës. Të njëjtën gjë pat bërë edhe Polonia, që nga 18 ministri që kishte më pare, sot përbën kabinetin qeveritar nga 12 ministri, ndërsa Hungaria është i vetmi shtet që ka numrin më të vogël, me 8 ministri. Ndjekur nga Holanda me 11.

Mesatarja e ministrive ne këto vende të Evropës është afërsisht 13.7% për çdo vend. Edhe pse vendi ynë nuk e ka atë luks, në tabelën e mëposhtme të bie në sy që Shqipëria renditet i treti për nga numri i madh i ministrive, duke ndjekur Rumaninë me 23, Rusinë me 20.

 Lidhur me këtë problem po publikojmë përbërjen e kabinetit qeveritar të disa shtete të Evropës

  Vendet                     Nr. i ministrive             Popullsia
  Franca                            16                             65.3  milionë
  Italia                               17                             60
  Gjermania                     15                              81.8
  Britania e Madhe          12                             62.2
  Polonia                           12                             38.5
  Irlanda                           14                               4.1
  Belgjika                          12                             10,9
  Portugalia                      13                             10.5
  Greqia                            16                             10.7
  Çekia                              16                             10.6
  Hungaria                         8                                9.9
  Austria                           13                               8.5
  Norvegjia                       14                               5.2
 Sllovakia                         13                               5.4
 Turqia                             15                              76.2
 Serbia                              14                                7.4
 Rusia                               20                            142,3
Rumani                            23                               19
Shqipëria                         19                               2.9

Italia, me një popullsi prej 60 milionë banorë, ka në kabinetin e saj 17 ministri, ku të ardhurat për frymë janë 30.768 euro në vit. Spanja, me një popullsi prej 46.2 milionë, ka në kabinetin e saj 14 ministri, pesë më pak se vendi ynë. Në këtë kabinet qeveria spanjolle ka supremuar 5 ministri, duke bashkuar në këtë rast dy ministri bashkë siç janë:  Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ministri i Drejtësisë, Ministri i Punës dhe Emigracionit, Ministri i Industrisë, Turizmit dhe Tregtisë, Ministri i Mjedisit, Rural dhe Çështjeve Detare, si dhe Ministri i Shëndetësisë, Politikës Sociale dhe Barazisë .

Gjermania renditet në vendet e para, me më pak ministri. Me një popullsi prej 81.8 milionë banorë, pra 20 herë më shumë se vendi ynë, ka 15 ministri, ose 4 ministri më pak se Shqipëria. Gjithashtu, edhe në këtë vend shikojmë reduktimin e dy ministrive në një të vetme, siç janë:  Ministri Federal i Ekonomisë dhe Energjisë,  Ministri Federal i Arsimit dhe i Kërkimeve, apo Ministri Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Britania e Madhe, me një popullsi prej 62.2 milionë banorë, ndryshe nga vendet e tjera për modelin e saj të qeverisjes, ka në kabinetin e saj 12 ministri, aq sa renditet i pari për numrin më të vogël të ministrave me portofol. Polonia, me një popullsi prej 38.5 milionë banorë, ka ndjekur shembullin e vendeve të lartpërmendura. Ky vend, nga 18 ministri që kish më parë, aktualisht përbëhet nga 12 ministri. Edhe ky vend ka reduktuar dy ministri së bashku në një të vetëm, si bashkimi i dy ministrive, Ministria e Sportit dhe Turizmit, apo Ministria e Shkencës dhe Arsimit, etj. Rumania, pjesë e Ballkanit dhe anëtare e BE, me një popullsi prej 19 milionë banorë, për nga madhësia e numrit të ministrave zë vendin e pare në Evropë me 23 ministri, duke lënë pas Shqipërinë me 19 ministri. Në Parlament marrin pjesë 460 deputetë. Kryeministër i vendit është Victor Ponta.

Holanda përbën një shembull tipik dhe ka numrin më të vogël të kabinetit në qeverisjen e vendit me 11 ministri, ku drejton një popullsi prej 16.7 milionësh. Edhe këtu shikon bashkimin e dy ministrive në një të vetme.

Ministër – Ministri i Punëve të Brendshme

Ministër – Ministri i Punëve të Jashtme

Ministër – Ministri i Punësimit, Ekonomia, Çështjeve Konsumatorit, Kris Peeters

Ministri i Mesme Klasa, SME, Vetë-punësuar dhe Bujqësisë

Ministri i Buxhetit

Ministrja e Energjisë

Ministri i Mobilitetit

Ministri i Pensioneve

Ministri i Mbrojtjes

Ministri i Financave

Ministri i Drejtësisë

Ministri i Punëve Sociale dhe Shëndetësisë

 

Shpëtim Zinxhëria