Shqipëria vend pritës për refugjatët

504
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Emigracioni i paligjshëm, loja që mijëra afrikanë dhe aziatikë të zbarkojnë në Shqipëri

Zbardhet projektligji i qeverisë, që parashikon Shqipërinë vend pritës në rast fluksi migrator

Vendet kryesore të BE-së, sikurse Gjermani, Danimarka, Italia, Holanda, etj., po zbatojnë politikat e dëbimit të refugjatëve afro-aziatikë nga vendet e tyre, drejt vendeve të treta, sikurse janë disa vende të Afrikës, por edhe në Evropë, në vendet jo anëtare të BE-së, sikurse është Shqipëria.

Loja e qeverisë shqiptare, për emigracionin

Në vitin 2018 mbi 200.000 shqiptarë u larguan nga Shqipëria për të kërkuar azil në vendet e BE-së, për të punuar si emigrantë. Pavarësisht, se zyrtarisht shumë vende po i rikthejnë mbrapsht emigrantët e paligjshëm, rryma e emigracionit të shqiptarëve drejt Evropës, ndoshta është edhe një lojë politike, midis BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria boshatiset, shumë biznese po ndjejnë mungesë të fuqisë punëtore, pasi mosha aktive për punë, po largohet nga Shqipëria. Shumë udhëheqës të vendeve evropiane, kohë më parë, kanë deklaruar se Shqipëria mund të jetë një vend pritës për refugjatët afro-aziatikë, që janë dyndur në Evropën Qendrore, në bazë të marrëveshjeve me qeverinë shqiptare. Mirëpo, reagimi brendshëm i shqiptarëve, ndoshta frenoi momentalisht këto lojëra politike të dyndjes të refugjatëve në Shqipëri dhe kthimin e Shqipërisë në një vend mbajtës të refugjatëve. Ndërkohë, refugjatët filluan të dyndeshin drejt Shqipërisë nga kufiri me Greqinë, duke pasur liri qarkullimi nga Greqia drejt kufijve tanë. Sipas statistikave, thuhet se deri tani janë kapur dhe mbahen në qendra të azilkërkuesve në Tiranë, mbi 3500- 4000 refugjatë. Pra, loja me emigracionin e paligjshëm midis Evropës dhe Shqipërisë, është që Evropa të pranojë një numër të madh emigrantësh nga Shqipçria, me kushtin qç Shqipçria të pranojë si emigrantë refugjatët dhe ata që vijnë nga Afrika, vendet arabe, Azia, të cilëve u ndalohet që të shkojnë në Evropën qendrore, por edhe mund të punojnë si emigrantë në Shqipëri, në rast se Shqipëria boshatiset nga shqiptarët dhe nuk ka më fuqi punëtore.

Projektligj për emigracionin

Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj, i cili shërben si kuadër i ri ligjor për të strukturuar më tej luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit të instancave të vendit tonë me shtetet në BE dhe gjithashtu, operacioneve të përbashkëta. Por, ky projektligj parashikon mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Gjithashtu, ky projektligj parashikon që forca të armatosura të BE, të quajtura FRONTEKS, do të vendosen në kufijtë e Shqipërisë dhe do të bashkëpunojnë me forcat tona ushtarake dhe policore për të penguar dyndjen e emigrantëve. Kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë bashkëpunimit në fushat e shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, trajnimit, kërkimit, zhvillimit të projekteve pilot, dhe operacioneve të përbashkëta.”- thuhet në relacion. Një pikë e rëndësishme që duhet theksuar në ndryshimet e parashikuara në ligj, është gatishmëria që Shqipëria duhet të ofrojë në rast fluksi migrator, për të qenë një vend pritës.