Shqipëria vazhdon të përkrahë shëndetësinë kosovare

453
Sigal

Ministri i Shëndetësisë  z. Vangjel Tavo, me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës,  Ferid Agani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë. Të dy ministrat në një dalje të përbashkët për median, kanë konfirmuar edhe njëherë bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy ministrive në fushën e shëndetësisë, duke u shprehur se po angazhohen për të rritur edhe më shumë shërbimet mjekësore për pacientët Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, Vangjel Tavo, edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen për shëndetësinë kosovare. Ministri Tavo, bëri të ditur se, ekipi i kardiokirurgëve shqiptarë, shumë shpejt do të vijnë në Kosovë dhe në bashkëpunim me ekipin e kardiokirurgëve kosovarë, do të bëjnë realitet ndërhyrjet e para kardio-kirurgjikale në QKUK. Ministri Tavo, ka deklaruar se, bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë edhe në fusha tjera të shëndetësisë, duke përmendur fushën e neurokirurgjisë,  Farmakologjisë, e fusha tjera.  Ai po ashtu ka thënë se gjatë takimit me ministrin Agani, kanë diskutuar edhe për mundësinë që mjekët kosovarë këtë vit të fillojnë të kryejnë specializimet në fusha të ndryshme në shtetin shqiptar. Ministri Tavo, i shoqëruar edhe nga ministri Agani me bashkëpunëtorë, më pas kanë vizituar edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është  takuar me drejtorin Njazi Gashin, nga i cili është njoftuar për punën që po bëhet në këtë qendër.