Shqipëria ta harrojë BE-në pa luftuar krimin e drogës

513
Kreu i PPE fshikullon Shqipërinë për krimin dhe drogën

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, reagoi me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas shpërthimit të dosjes “Tahiri”. Drejtuesi i PPE-ve thekson në vlerësimin e tij se krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit. “Aspiratat e Shqipërisë për në BE do të merren seriozisht vetëm kur të zbatohet sundimi i ligjit, pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit. Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, u shpreh Joseph Daul. Reagimi vjen ndërkohë që në Shqipëria kanë shpërthyer së fundmi debatet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Saimir Tahirit. Gjithashtu, për debatin në Shqipëri ka reaguar edhe ish-eurodeputetja Doris Pak. “Shqipëria shtet i së drejtës? – Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri”, shkruan Pak. Joseph Daul, drejtues i formacionit të djathtë politik në Europë, u angazhua intensivisht gjatë krizës së fortë politike përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, duke kritikuar edhe qëndrimet e Partisë Demokratike. 
Sigal