Shqipëria sot në zi kombëtare/ Në 12.00 mbahet ceremonia shtetërore e varrimit të nëntetares Zarife Hasanaj, tek “Dëshmorët e Kombit”

77

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte do të jetë ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Ndërkohë paraditen e nesërme në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj. Homazhet për “Dëshmoren e Atdheut” do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30. Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja. Nga shpërthimi në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.