Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër votohet

432
Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.
“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 62 subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti. Më 21 qershor 3.382.295 zgjedhës jane thirrur të votojnë për kryetaret e 61 bashkive të reja, të krijuara me reformën e re territoriale , si dhe për 1595 anëtare te këshillave bashkiakë.
Sigal