‘Shqipëria sot ka vetëm një problem’, Vasili: Edi Rama frymëzues, përdorues e përfitues i krimit

393
Sigal

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook duke akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama si frymëzues të krimit dhe si abuzues me pushtetin.

”Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymëzues, përdorues e përfitues të krimit, që është Edi Rama”m shkruna Vasili.

Ja postimi i tij i plotë:

Përdorimi i reformës zgjedhore si alibi sorrosiste për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e shtetit nga Edi Rama!

Sa herë që Edi Rama bën grabitje kolosale duke filluar nga vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve, kapja e shtetit e drejtësisë si dhe vjedhja e miliardave të koncesioneve e tenderave,
në vend që të kërkohet hetimi dhe cuarja përpara drejtësisë e Ramës dhe të tijve, pikërisht në atë moment hidhet gjithmonë alibia e bërjes së reformës zgjedhore.

Eshtë thjesht dhe vetëm një alibi sorrosiste dhe asgjë më shumë.

Shqipëria ka përdoruar lloj lloj sistemesh zgjedhore si dhe mënyrash të administrimit të zgjedhjeve.

Me Kodin Zgjedhor aktual rezultatet e zgjedhjeve kanë dalë brenda dy ditëve, qoftë në zgjedhjet e 2009 si dhe ato te 2013, apo 2017.

Ndërsa në votimet socialiste të 2019 ku kandiduan, votuan dhe numëruan vetëm socialistet ka gati tre javë që nuk ka dalë akoma rezultati i vjedhur, i shtuar dhe i manipuluar.

Pra, alibia sorrosiste e Reformës Zgjedhore është pa asnjë bazë, është vetëm një bombë tymi, që hidhet qëllimisht gjithmonë për të devijuar vemendjen nga veprimet kriminale të Ramës me zgjedhjet, me kapjen shtetit e drejtesisë dhe vjedhjen e paskrupullt të miliarda eurove te gjakut e djerses se shqiptarëve.

Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymëzues, përdorues e përfitues të krimit, që është Edi Rama.

Largimi i Ramës sa më parë është zgjidhja e vetme.

Sa për reformën zgjedhore si alibi e neveritshme, shqiptarët janë shumë të gatshëm të shkojnë që nesër në zgjedhje, me të njëjtin Kod Zgjedhor, por pa Ramën.

Shqiptarët nuk merziten fare se do të duhen të presin dy ditë për të dalë rezultatet….prape se prapë janë shumë më shpejt se javë të tëra pa rezultat si votimet socialisto moniste të 30 qershorit.