Shqipëria sot bëhet me opozitë

516
Qeveria dhe opozita sot përballë njëra-tjetrës, loja zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë
Një ditë para seancës së parë të Kuvendit, partitë mbledhin grupet parlamentare. Përcaktohet kupola e tyre, jepen direktiva dhe merren vendime
Zhurma e madhe që qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar prej muajsh me radhë, kryesisht pas zgjedhjeve të 25 qershorit, pritet të ulet ditën e sotme. Kuvendi i ri do të mblidhet në një seancë të përcaktuar. Do të konstituohet qeveria, e cila më pas pritet të marrë edhe pëlqimin e Presidentit të vendit. Ndërkohë opozita, si ajo e ndërtuar me numrat e deputetëve të LSI, ashtu dhe ajo e PD-së janë shprehur të ashpër në deklaratat e tyre. Përtej asaj që deklarohet para publikut, një gjë duket qartë. Mazhorancë dhe opozitë do të bashkëpunojnë në shumë drejtime. LSI është shprehur në mbledhjen e grupit, se do të bashkëpunojë me qeverinë në të mirë të integrimit të vendit, ndërsa nga e saj PD duhet t’i përmbahet marrëveshjes së 18 majit, e gatuar mes Bashës dhe Ramës. Por PD, ditë më parë,pati paralajmëruar se do të dilte në protestë para Kuvendit me qëllim që të parandalonte votimin e Gramoz Ruçit si Kryetar Parlamenti dhe Fatmir Xhafën në postin e Ministrit të Brendshëm. Shumë zëra flasin për një gjendje krejt ndryshe. Edhe LSI është shprehur ditën e djeshme përmes kryetarit të grupit parlamentar Patrit Vasili, se nuk do të votojnë Ruçin e Xhafën.
Sigal