Sigal

Shqipëria sërish ka votuar në Asamblenë e OKB një Rezolutë, e paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj. Ndërkaq paradoksalisht përfaqësuesi ynë “abstenon” për amendamentet e paraqitura nga ShBA për këtë Rezolutë!! Në këto vitet e fundit ka një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj marrëdhënieve me Kubën, ndaj të cilit ne nuk ka pse të kundërvihemi, pavarësisht se si veprojnë vende të tjera. Në një diplomaci të mençur e jo të “detyruar” ka edhe mënyra të tjera votimi, ose mosvotimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik. Kjo tendencë kundërvënieje ndaj ShBA ne OKB ( jo vetëm aty), për çështje sigurie shumë larg interesave e influencave tona. Shqipëria edhe shumë herë të tjera kohët e fundit ka votuar në Asamblenë e OKB Rezoluta që janë në interesa të kundërta me ato të SHBA. Nikki Haley, Ambasadore e SHBA në OKB: “Ata që mbështesin këtë rezolutë çdo vit janë gabim. Nuk po dëmtoni Shtetet e Bashkuara kur veproni kështu. Në të vërtetë po dëmtoni popullin kuban duke i dërguar regjimit, mesazhin se trajtimi që i bën popullit të vet është i pranueshëm.”