Shqipëria, Serbia dhe Italia bashkohen në Beograd

576
Rigjallërimi i politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Strategjinë e publikuar nga Komisioni Evropian, ka bërë bashkë në Beograd ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, përkatësisht Bushati, Alfano dhe Daçiç. Në fokus të diskutimeve ishte qasja e përbashkët e vendeve të rajonit dhe bazuar mbi avokatinë e Italisë, për një rigjallërim të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Strategjinë e publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian, si një dokument që e vë theksin në jetësimin e ëndrrës integruese të rajonit. “Agjenda trilaterale ka kontribuuar në konsolidimin e bashkëpunimit politik mes vendeve tona, si dhe ka ndihmuar në ndërtimin e një imazhi të ri, që bazohet në bashkëpunimin rajonal dhe vënien në jetë të politikave dhe projekteve të BE-së në Ballkan me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Italisë dhe BE-së”, theksoi Ministri Bushati në ndërhyrjen e tij. Ministrat e vunë theksin në shtimin e përpjekjeve të përbashkëta për implementimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht hartës së rrugës që përcaktoi Samiti i fundit i Triestes për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale dhe jetësimin e agjendës së ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike.
Sigal