Shqipëria, raport në Bruksel për integrim

467
Zbardhet agjenda e takimit të sotëm e delegacionit shqiptar me Johanes Hahn dhe eurodeputetin Eduard Kukan. Mësohet se delegacioni shqiptar në Bruksel do të kryesohet nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Siç caktohet në agjendë, takimi për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë dyditor, ndërsa seanca do të nisë me një fjalim nga Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit Evropian. Ky takim me Komisionin për Punët e Jashtme do të kryesohet nga raportuesi David McAllister. Prej një javë, Komisioni Evropian ka patur në agjendën e tij Ballkanin dhe mundësitë e rajonit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Gjatë javës së shkuar, drejtues të Komisionit Evropian janë takuar me përfaqësues të lartë të shteteve të Ballkanit, duke theksuar edhe rëndësinë që ka për këtë rajon viti 2018. Shqipëria nga ana e saj pret të çelë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim, ndërsa një vendim për këtë mund të merret në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Sigal