Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese, pa Prokuror të përgjithshëm dhe nga dje pa opozitë në parlament

505
Sigal

Kostitucionalisti Hazizaj: Lënia e mandateve nga opozita, nuk bllokon reformën në drejtësi

Shqipëria është për më shumë se 1 vit pa Gjykatë Kushtetuese, pa Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa nga dje, edhe pa opozitë në parlament. Një kaos i vërtetë kushtetues, përveç krizës së madhe politike, me pasoja të paparashikuara, për ngjarjet që mund të sjellë dita. Përballë kësaj gjendjeje kaotike politike, kushtetuese lind pyetja: A do të cenohet zbatimi i reformës në Drejtësi? Kur dihet, që janë në proces e sipër ndërtimi i SPAK dhe BKH. Gazeta “Telegraf” iu drejtua kostitucionalistit Sokol Hazizaj, i cili në një prononcim, tha:

Hazizaj: Aspak, aspak. Sepse organet kryesore, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe tek organet e tjera janë krijuar. Nuk ka lidhje kjo gjë. Thelbi është se ndërkombëtarët duan të balancojnë mazhorancën me opozitën, që organet e reja të drejtësisë të godasin edhe majtas edhe djathtas.