Shqipëria në stërvitjen e NATO-s për stabilitetin rajonal

552
Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën pjesë në stërvitjen e përvitshme “Saber Guardian”.
Stërvitja u organizua nga vendet anëtare të NATO-s dhe përfshiu 25.000 ushtarakë, nga të cilët 14.000 amerikanë.
Stërvitja e këtij viti zgjati nga datat 11-20 Korrik dhe u zhvillua në territorin e tre shteteve anëtare të Aleancës: Bullgari, Hungari dhe Rumani. 
Stërvitja tregoi vendosmërinë e Amerikës ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Detit të Zi dhe në Ballkan. 
Stërvitja ishte pjesë e Programit të Njësisë së Stërvitjes së Përbashkët Amerikano-Europiane, e krijuar për të rritur bashkëpunimin me vendet aleate si Shqipëria.
Sigal