Shqipëria në flakë, Premçi: Në 3 vjet asnjë lekë investim për Emergjencat

562
Kreu i Emergjencave Civile dha alarmin se Shqipëria mund të rrezikohet nga tërmetet. Flasin sizmolog dhe psikologët, ja çfarë thonë 
Paniku tashmë është ulur këmbëkryq tek qytetarët. Mijëra hektar pyje, ullishte dhe sipërfaqe me shkurre në zonat malore janë përfshirë nga flakët. Vatrat e zjarrit janë përhapur në të gjithë vendin, ndërkohë që Emergjencat Civile po përballen me katastrofën, pa pasur kushtet e mjaftueshme. Ndërsa i nxehti ka prekur vendin, qytetarët janë përballur dje edhe me një deklaratë jo të pritshme. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, paralajmëroi se vendi, nëse temperaturat e larta do të vazhdojnë gjatë, mund të përballet me një katastrofë tjetër, atë të tërmeteve. Madje u tha se ka shumë gjasa që vendit t’i rikthehen tërmetet e vitit 1967, ku humbën jetën 12 persona dhe mbetën të plagosur rreth 180 të tjerë. Zona më e prekur nga termetet është ajo e Elbasanit. Të paktën kështu ka paralajmëruar kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi gjatë tryezës së diskutimeve në një takim pune ndërmjet emergjencave civile dhe pushtetit lokal zhvilluar në prefekturën e Tiranës. Në fjalën e mbajtur Prençi u shpreh se vendi rrezikon të përfshihet nga tërmetet si ato të vitit 1967. “Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme , kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca” u shpreh Prençi. Deklarata e tij upërhap me shpejtësi tek qytetarët, të cilët duken se nuk e kanë pritur mirë një gjë të tillë. 

Reagimi i dytë i Premçit
Gazeta “Telegraf” kontaktoi me kreun e Emergjencave Civile dhe u mundua të marrë prej tij të vërtetat e kësaj situate në të cilën ndodhet vendi. Shemsi Premçi, deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi ai nuk mund të parashikonte tërmetet në vend, por sipas tij ishte thjeshtë një deklaratë e cila gjen vend duke parë situatën e kësaj vere të nxehtë. “Unë nuk kam thënë se do të kemi tërmete. Kam thënë se pas një vere të nxhehtë dhe të zgjatur mund të përballemi. Kjo duke pasur parasysh edhe historikun e tërmeteve në vendin tonë”, u shpreh Premçi. I pyetur për situatën e zjarreve, shefi i Emergjencave deklaroi se i është drejtuar qeverisë për ndihmë dy muaj më parë. “ Ne nuk mund të parashikojmë një vit para se si do të jetë koha. Ne thatësirën dhe të nxehtin e tepërt e parashikuam dy muaj më parë. Iu drejtuam qeverisë për ndihmë, por këto janë kapacitetet tona. Nuk kemi mundësi për të përballuar një situatë të tillë:, vazhdoi ai. Ajo që është më e rëndë në gjithë këtë situatë, është fakti se në tre vite për Emergjencat Civile nuk është investuar asnjë lekë. Pra shteti, nuk ka hedhur sytë nga emergjencat civile, por lekët i ka shpenzuar në zëra të tjerë. Shemsi Premçi deklaroi dje për “Telegraf” se në tre vite qeveria Rama nuk ka investuar asnjë lekë për Emergjencat Civile. 
Sigal