Shqipëria në BE, Rama: Do ishte më e lehtë të futeshim në SHBA, s’do na duhej të bindim 27 koka

519
Kryeministri Edi Rama në kuadër të ‘Ditës së Europës’ dha mesazhin e qartë se qytetarët shqiptarë kanë ëndërruar dhe duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
Teksa foli për rrugën e vështirë që ndoqi Shqipëria për të hapur negociatat me BE-në, Rama përsëriti disa herë dhe foli për ‘hijen e humnerës’, që sipas tij do të mbyllet sapo vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj familje të madhe.
Mes të tjerash ai tha se po të ishte mundësia që Shqipëria të ishte pjesë e SHBA-va do të ishte më e lehtë, ndërsa shtoi se nuk do t’i duhej Shqipërisë të bindte 27 shtete.
“Shprehja që shqiptarët përdornin sa herë e linin shtëpinë ishte; Po marr rrugën për në Europë. Në këtë shprehje përmbledhen ëndrra, shpresa dhe ambicia e çdo burri, e çdo babai e çdo djali që linte shtëpinë për të marrë rrugën në Europë, për të sjellë prej andej atë çka shtëpia nuk mund ta kishte. Kështu kanë jetuar shqiptarët prej shumë shekujsh, e deri më sot, në 9 maj të 2018-ës që flasim. Me këtë ëndërr, me këtë shpresë e ambicie. Ndërsa humnera e thellë shpirtërore mes tyre dhe Europës ka ardhur duke u ngushtuar. Por përsëri sot, duke qenë kryeministër, është detyrë ta shohësh fundin e humnerës, përmes parimeve që e ndërtuan Europën e Bashkuar. Është aty hija e humnerës kur flet me deputetë të BE. Është fatmirësisht një hije e asaj humnere. Pasi humnera është shumë më psikologjike sesa faktike, pasi Shqipëria ka marrë mbështetje historike nga BE për të çelur negociatat për ta mbyllur përfundimisht humnerën. Natyrisht si në të gjitha kohërat dhe rastet që na ka dhënë historia, nuk kemi pasur fatin që të jemi në sinkron, pasi sot ne jemi te dera dhe ata që janë pas dere, nuk janë aq entuziast aq sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie. Po të ishin negociata për tu futur në SHBA mbase do të ishte më e lehtë. Pasi nuk do bindim 27 koka”, tha Rama.
Sigal