Shqipëria në BE, Gjosha Jemi vetëm 2 hapa larg

466
Në një intervistë, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, thotë se vendin e ndajnë vetëm 2 hapa nga hapja e negociatave me Bashkimin Evropian. Klajda Gjosha: “Unë mendoj se, nëse zgjedhjet do të jenë të lira, të ndershme dhe brenda standardeve ndërkombëtare, brenda atyre standardeve të kërkuara nga OSBE/ODHIR, të cilat janë një kriter i patjetërsueshëm dhe gjithmonë shumë të kërkuara nga pala ndërkombëtare dhe duke parë dhe rezultatet e para, që do mund të japë Reforma në Drejtësi, sepse edhe procesi i Vettingut sapo ka nisur dhe rezultatet do fillojnë të shfaqen në vijim. Mendoj që është mjaftueshëm për të dhënë kredibilitetin e duhur që vendi të çelë negociatat”. Zonja Gjosha vlerëson marrëveshjen politike të firmosur nga kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha, si një shans më shumë drejt anëtarësimit të vendit në familjen e madhe evropiane. Klajda Gjosha: “Dhe mua kjo më jep një siguri shumë të madhe, që procesi i integrimit do të vazhdojë të ecë me ritme shumë të shpejta, duke shpresuar që brenda vitit, Shqipërisë t’i jepet shansi i dytë, jo vetëm për të mbajtur rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, por edhe për t’i çelur ato më së fundmi”. Kamera e IN Tv e ka ndjekur zonjën Gjosha përgjatë aktivitetit të saj në fushatë. E pyetur nëse mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit për LSI-në largimi drejt presidencës i liderit historik Ilir Meta, Klajda Gjosha ka këtë përgjigje. Klajda Gjosha: “Ilir Meta nuk është larguar nga vendi. Ilir Meta është në krye të shtetit dhe për ne është një nder dhe një privilegj, që kryetarin e partisë sot ta kemi kreun e shtetit. Kjo është diçka shumë pozitive, edhe për qytetarët kur ne i takojmë, por edhe fitbekun që ne marrim nga ata”. Zonja Gjosha udhëheq listën e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, çka i ka marrë gjithë kohën e saj. Në një rrëfim për IN tv, Gjosha bën publike se kujt po i mungon më shumë, gjatë gjithë angazhimit të saj në fushatën elektorale. Klajda Gjosha: “Unë kam disa ditë që nuk e kam takuar Luisin, sepse në orën e vonë kur unë kthehem në shtëpi, Luisi është në gjumë dhe realisht më mungon jashtëzakonisht shumë, por besoj që ai do të bëhet i durueshëm edhe për pak ditë, deri në përfundim të fushatës
Sigal