Shqipëria ndihmon Merkelin, nëse pranon refugjatët

562
Sigal

Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë, që të priste refugjatët, që do kthente mbrapsh BE-ja,  do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme edhe për shtensionimin e mospajtimeve të brendshme gjermane të kancelares Merkel me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer. Shqipëria do të ofronte zgjidhjen “humane”. Dhe kërkesat e sigurisë të Seehofer-it: procedura të kontrolluara nën mbikëqyrjen e BE-së, por jashtë BE-së, do të bëheshin të mundshme. Kriza qeveritare pra faktikisht do të përfundonte. Shqipëria mund të kërkojë si këmbim për marrëveshjen e refugjatëve dritë të gjelbër për hapjen e negociatave nga ana e BE-së.