Shqipëria me laborator kokaine dhe toka me hashash

163

Gazetari gjerman i “Bild”: Kam ardhur disa herë në vendin tuaj dhe kam  parë parcelat me mariuanë. Kryeministri Rama të shpjegojë pse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe a ka liri të medias. Së shpejti do publikojmë dokumentarin tronditës

Gazetari i “Bild” Peter Tiede: Kryeministri juaj duhet të shpjegojë; përse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe a ka liri media?

 Së shpejti do të publikoj dokumentar për laboratorin e kokainës dhe parcelat e marihuanës në Shqipëri

Gazetari i medias prestigjioze gjermane “Bild”, Peter Tiede në një intervistë me “Skype” me emisionin “A show” foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë, ku tregonte se pse “Shqipëria udhëhiqet nga gangsterët”.

Peter Tiede: Duhet të jesh qorr që të mos shikosh marihuanën që mbuloi në Shqipëri

Gazetari i “Bild”, duke përgënjeshtruar qeverinë shqiptare pohoi se artikulli i botuar në gazetën “Bild” është i saktë

Peter Tiede: Kryeministri juaj ka të drejtë se ne jemi një media bulevardeske, por artikujt tonë janë të shkurtër, sepse ky është stili i kësaj medieje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen ngjarjeve më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Sigurisht se zoti Rama duhet të përballet me argumentet, se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe disa institucione të tjera dhe a është e lirë media në Shqipëri. Këto duhet t’i shpjegojë Rama. Unë kam parë edhe laborator heroine, në verën e vitit 2016, sepse kam qenë dhe kam udhëtuar në Shqipëri. Thuhet se 70 për qind e kanabisit që shitet në vendet perëndimore, vjen nga vendi juaj. Në Durrës vjen kokainë nga Kolumbia. Janë gjetur në vendin tonë kontejnerë që përmbanin kokainë që e kishin porositur kriminelët. Po bëjmë një material dhe po hetojmë mbi mafien shqiptare” – tha gazetari.

A jeni kërcënuar nga qeveria shqiptare?

Nuk është profesioni im që të merrem me politikanët. Ka nga ata politikanë që kanë media në Shqipëri dhe thonë gjëra të tjera, Sa i takon lirisë së medias, Shqipëria ka probleme. Nuk mund të thonë dot që paguhem për artikuj.

“U paguat nga opozita”?

Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharake. Unë kam punuar për gazeta dhe revista të njohura, jam gazetar i njohur në Gjermani. Kam dëgjuar që ka gazetarë që marrin para për artikuj, por jo në rastin tim.

A e keni takuar z. Manjani?

Unë kam shëtitur thuajse gjithë Shqipërinë. Vetëm në fund e kam takuar z. Manjani, kemi biseduar për atë që ndodh në Shqipëri, sepse ai ka qenë në qeveri.

Mundët ju të investigoni personalisht në Shqipëri?

Kam qenë disa herë në Shqipëri. Kam qenë në Greqi dhe vende të tjera. Kam qenë një javë në Shqipëri, kam takuar njerëz më kanë dhënë informacion dhe më kanë dhënë përshtypje se çfarë ndodh në Shqipëri. Janë njerëz që nuk preferojnë të flasin në Shqipëri. Kryesisht janë disa policë që i kanë ikur burgimit apo arrestit, apo policë që kanë qenë në arrest shtëpie. Kanë kërkuar azil politik jashtë vendit dhe mbrohen. Ata flasin si për qeverinë si për opozitën.