Shqipëria kthehet në Kolumbi, bandat sulmojnë drejtësinë

447
Sigal

Një ditë pas takimit të prokurorit Arjan Ndoj me kreun e OMN për grabitjen e 68 mijë m2 tokë në Kepin e Rodoni, bandat shtetrore të “KCCK”-së tentuan të bënin “kurban” drejtuesin e hetimeve. Orë pas ore me ngjarjen dhe reagimet e opozitës: Atentat mafioz qeveritar I paralajmëruar

Reagimi i Opozitës: Atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar! U ndëshkua me plumb!

Atentat prokurorit Arjan Ndoj, qëllohet me armë zjarri në drejtim të makinës së tij

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati që i është bërë teksa ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri mbi automjetin tip “Mercedes Benz GLK” me targa AA 333 ZD me të cilin udhëtonte prokurori Ndoj. Bashkë me prokurorin Ndoj, të plagosur mbetën edhe shtetasit Aleksandër Laho, 48 vjeç, dhe Andi Maloku, 30 vjeç. Ky i fundit, shofer i prokurorit. Atentati ndaj prokurorit Ndoj është sulmi më i rëndë i viteve të fundit ndaj njerëzve të drejtësisë. Ndaj ngjarja i ka kaluar menjëherë për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku hetimet në terren po i drejton vetë Donika Prela dhe prokurori Anton Martini. Prokurori Arjan Ndoj, ndaj të cilit u organizua një atentat pasditen e djeshme, u lakua jo pak në publik javët e fundit nga Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, pas urdhrit të arrestit që prokurori kishte lëshuar ndaj shefit të Kadastrës, Liridon Pula. Kryeministri Edi Rama e akuzoi prokurorin për bashkëpunim me grupet kriminale.

Blindohen Durrësi dhe Fushë-Kruja, ja nga janë autorët e atentatit ndaj prokurorit

Policia e Shtetit është “ngritur” në këmbë për të kapur autorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Sipas mediave dyshohet se autorët janë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë. Menjëherë disa patrulla policie janë nisur me urgjencë për atje, pasi dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi makinën ku ndodhej prokurori, kanë shkuar për t’u fshehur në Nikël. Deri më tani një person është ndaluar nga Reparti i Forcave Speciale, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin, ku mbetën tre të plagosur.

Gjendet i braktisur mjeti i autorëve

Pak orë pas atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi i tij dhe shoku, policia ka gjetur mjetin e autorëve. Mësohet se mjeti është gjetur ne rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm. Policia dyshon që mjeti i përket autorëve. Brenda mjetit u gjetën 2 kallashnikovë.