Shqipëria ka parlamentin më qesharak në botë

461
Sigal

Flet Prof. Dr. Elmza Sherifi, ish-kreu i komisionit të ligjeve/ Rolin e Gjykatës Kushtetuese po e kryen partia, reporterët e BE dhe disa ambasadorë. Votimet si në kohën e monizmit dhe eksperimentet me sistemin politik dhe të ‘reformave’. Rama dhe Soros krijuan “opozitën e re” me dy degë, njërën për votimet në parlament dhe tjetrën për në zgjedhjet vendore

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rolin e Gjykatës Kushtetuese po e kryen partia, komisionerë të BE e disa ambasadorë

Eksperimente me sistemin politik! Tani Shqipëria ka parlamentin më qesharak në botë

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-ministri i PS-së, në analizën për aktualitetin politik, krizën e madhe politike, kushtetuese dhe institucionale, bën sarkazëm “reformat” e kryeministrit Rama, të cilat i cilëson” Eksperimente me sistemin politik”. Ndër të tjera, Prof. Sherifi “i njeh meritën” kryeministrit Rama, i cili arriti “suksesin” e madh që me eksperimentin e sistemit politik të katandisë Parlamentin e Shqipërisë, më qesharakun në Botë, ndërsa me “eksperimentin e dytë” arrit të bëjë të gjitha reformat, pa pasur Gjykatë Kushtetuese, sepse tani rolin e Gjykatës Kushtetuese e kryen Partia, komisionerë të OSBE-së në Tiranë dhe disa ambasadorë të akredituar në Shqipëri.

Eksperimenti i sistemit politik: 2 opozita parlamentare të emëruara

Kryeministri Rama pranonte se nuk ishte politikan. Si piktor ka hapur ekspozita dhe po eksperimenton me sistemin politik dhe duhet pranuar se ka sukses. Tani Shqipëria ka parlamentin më qesharak në botë. Ka dy opozita. Opozitën politike dhe “opozitën e re”. “Opozita e re” ka dy degë. “Opozita e re” që duhet për të miratuar ligje në parlament dhe “Opozita e re” që ka “bindje” se zgjedhjet vendore mund të zhvillohen pa opozitën politike.

Eksperimenti i dytë: Partia, komisionerë dhe ambasadorë në rolin e Gjykatës Kushtetuese

Eksperimenti i dytë po bëhet se si mund të kryejmë “Reformat”, pa pasur nevojë për Gjykatë Kushtetuese. Dhe ia ka arritur. Rolin e Gjykatës Kushtetuese po e kryen partia, disa komisionerë të BE e disa ambasadorë. Suksesi i parë i eksperimentit është, zëvendësimi i deputetëve që dorëzuan mandatet me lista jashtë procedurës kushtetuese dhe legjitimiteti i parlamentit pa u plotësuar me 140 anëtarë. Hyrjet në Kuvend mund të vazhdojnë pa kufi kohore…edhe vitin tjetër. Eksperimenti duket i suksesshëm, se po hyjnë edhe pensionistët e lumtur në “pallatin e ëndrrave”, pa e ëndërruar ndonjëherë se do ishin “baballarë kombi”, dhe pastaj e shajnë partinë që i futi në lista e u bënë deputetët.!? Partia e ka zëvendësuar me shumë sukses edhe Kushtetutën. Dje sekretari i Përgjithshëm i partisë tha: Opozita politike mund të regjistrohet për zgjedhje, edhe pse ka kaluar çdo afat ligjor. Ndërsa kryetari Reformës Zgjedhore deklaroi se do e gjejmë mënyrën si të regjistrohet?! Tani të gjithë janë shumë optimistë për zhvillimet politike në Shqipëri. Të shqetësuar janë vetëm Komisioneri Hahn, “Bindja” dhe “Opozita e re”, sepse opozita politike po dërgon komisionerët në KZAZ jashtë afateve ligjore!? Rama deklaroi mbrëmë. Të gjithë le të thonë e le të bëjnë çfarë të duan. Zgjedhjet vendore do të zhvillohen me 30 qershor, edhe pse në 40 bashki nuk ka kandidatë që votuesi të zgjedhë midis konkurrentëve.

Eksperimenti i tretë: E pse të zgjedhim? Të votojmë….

E pse duhet të zgjedhin shqiptarët? Rëndësi ka që të votohet si dikur, jo të zgjidhet ai që dëshiron votuesi! Eksperimentet vazhdojnë edhe në fusha të tjera. Për shembull, të rinjtë nuk mund të vazhdojnë arsimin e lartë, nëse nuk kanë mesatare mbi 6.5? Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën kushtetuese. Nëse nuk ka kuota studimi në universitetet shtetërore, nuk mund të mohohet e drejta e gjimnazistëve për të vazhduar studimet në universitete private! Ka shumë të rinj që nuk janë të interesuar për mesatare në shkollën e mesme, dhe shkëlqejnë në shkollën e lartë. Albert Einstein/ Ajnshtajni ishte modeli. Në këtë drejtim po sfidohet edhe praktika e partisë shtet. Gjimnazisti që nuk kishte mesatare të lartë, por kishte notë të lartë në shkencat ekzakte mund të shkonte në shkollën e lartë! Eksperimentet janë të pafundme e vazhdojnë….