“Shqipëria ka kryeministrin më të paaftë”, Vasili-Prokurorisë: Pse nuk heton refuzimin nga qeveria të rekomandimve të KLSH për cilësinë e ndërtimeve?

401
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë atë që ai e quan “refuzim arrogant nga qeveria”, të rekomandimeve të Këshillit të Lartë të Shtett, që dha alarmin për cilësinë e ndërtimeve.

Ne facebok Vasili shkruan se KLSH k apublikuar që më 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”, ndërsa ka akuzuar edhe prokurorinë se ka “mbyllur sytë para fajtorëve”.

Pse nuk heton Prokuroria për refuzimin arrogant nga qeveria të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë i Shtetit, që dha alarmin për cilësinë e ndërtimit??

Tërmetet e 26 nëntorit dhe 21 shtatorit treguan qartë se gjatë verifikimit të pasojave të rënda që ato lanë pas,kishte paaftësi të theksuar teknike.

U vërejtën mjaft raste paraqitje e raporteve të verifikimit brenda 24 orëve diametralisht të kundërta gjë që shkaktonte pasiguri dhe panik tek qytetarët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar që në 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”.

Është tashmë shumë e qartë dhe e provuar për të gjithë se Shqipëria ka Kryeministrin më të paaftë, që historia e Shqipërisë ka parë, gjë që e ka kuptuar edhe ai vetë.

Ndaj nga një  kryeministër i tillë përveç  arrogancës që vjen prej korrupsionit dhe shkollëpakësisë nuk mund të pritej asgjë tjetër prandaj nuk ka pasur as reflektim dhe as marrje masash për këtë Raport kaq të rëndësishëm të KLSH.

Pasojat shqiptarët i panë tragjikisht gjatë dhe pas tërmeteve.

Prokuroria duhet të marrë urgjentisht nën hetim veprimet dhe mosveprimet e qeverisë shqiptare për Raportin e KLSH dhe të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit qeveritarë që neglizhuan.

Prokuroria është vonë!

Një prokurori që nuk vepron edhe kur faktet janë kaq të qarta dhe për më shumë janë edhe dokumenta shtetërore zyrtare, që akuzojnë ,bëhet bashkëfajtore me qeverinë.

Sot shqiptarët e martirizuar nga tërmeti dhe neglizhenca kriminale e qeverisë nuk mund të tolerojnë një prokurori, që hesht dhe mbyll sytë përpara fajtorëve.

Taktika e arrestimeve të shumë personave njëri më i parëndësishëm se tjetri,sa për ti hedhur hi syve oponionit,thjesht rëndon akoma më shumë pozitën e prokurorisë përpara popullit shqiptar.

Raporti i KLSH i ka paraprirë situatës,ndaj neglizhimi arrogant i qeverisë është krim që duhet hetuar me shpejtësi.

Shqiptarët po e vëzhgojnë me shumë vëmendje dhe zemërim prokurorinë si nga pikpamja ligjore ashtu edhe morale…..