SHQIPËRIA FURNIZUESI I TREGUT EVROPIAN ME KANABIS

442
Sigal

Në 6 muaj u sekuestruan në Greqi, 6 ton kanabis nga Shqipëria

Pretendimet e qeverisë shqiptare se po lufton me sukses kultivimin dhe trafikimin e kanabis është thjesht një propagandë, derisa Shqipëria ende është vendi kryesor në Evropë për prodhimin dhe trafikimin e kanabis. Nga Shqipëria trafikohen dhjetëra tonelata kanabis edhe gjatë muajve të këtij viti drejt Italisë dhe Greqisë.

Raporti i Policisë greke: Shqipëria furnizuesi kryesor i tregut evropian me kanabis

Policia greke thotë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar dje, thuhet se afërsia gjeografike me Shqipërinë, e ka shndërruar Greqinë në një pikë transiti për ngarkesat e paligjshme me kanabis, sa nga toka edhe nga deti. Destinacionet kryesore janë vendet evropiane, por edhe Turqia. Ndërkaq, në raportin e policisë greke vërehet se Greqia nuk është i vetmi kanal i kalimit të drogës, pasi trafiku realizohet edhe nëpërmjet kufijve të tjerë, tokësorë dhe detarë të vendit fqinj. Sipas policisë greke, Shqipëria “është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në natyrë, dhe furnizuesi më i rëndësishëm i tregut evropian”. Gjithsesi, sasia e kanabisit që është sekuestruar për gjashtë muajt e këtij viti, është dukshëm më e vogël, në raport me vitin e kaluar. Gjatë 12 muajve të 2017-s policia kishte sekuestruar plot 31 tonë, dhe “pjesa e luanit” i takonte natyrisht, Shqipërisë. Nga janari në qershor të këtij viti, autoritetet greke kanë sekuestruar, në shifra precize: 6067 kg kanabis, 95 kg heroinë, 76 kg kokainë.