Shqipëria është tirani!

481
Sigal

Akademik Artan Fuga

Si?
Çfarë?

Shqipëria, sipas “The Economist Institute Unite”, qenka një hap larg autorizimit! Më vjen të qesh me gjithë shpirt!

Sipas Aristotelit, Makiavelit, Monteskjesë, Tokëvilit, Lokut, mendimtarëve më të mëdhenj në shkencat politike që ka nxjerrë bota Shqipëria sot, sikurse më rezulton te libri im SHOQËRIA PIRAMIDALE është me dhjetëra kilometra përtej autoritarizmit, është tirani!

Thjesht fare. Diagnostikim pa asnjë keqdashje!

E them fare ftohtë, pa asnjë pasion, sipas parametrave shkencorë.

Madje, nuk po them, as mirë është, as keq. Mbase aq meritojmë, mbase ashtu na duan, mbase ashtu duhet.

As më duhet kjo, se nuk jam as hoxhë, as prift, të ndaj të keqen nga e mira!

Por, jemi tirani. E sigurt!

Dhe nuk është vetëm pushteti, joooo, edhe partitë politike ashtu janë ndërtuar, edhe Kuvendi, edhe Akademia e Shkencave, edhe universitetet, edhe listat e kandidatëve për deputetë, edhe teatri, edhe cirku, edhe estrada, edhe bashkitë, edhe news-room-et, gjithçka!

Tirani të vogla me një kulm.

Piramidë keopsiane në një filxhan kafeje!

A është mirë a është keq, tjetër punë!

Një gjë nuk kuptoj unë:

Kur i kërkojnë popullit të dalë në rrugë për të protestuar, populli trajtohet, si qytetarë të përgjegjshëm që duhet të mobilizohen për demokracinë.

Dilniiii në protestë! – thërrasin.

Kur vjen puna që populli të votojë i thonë: aaaaaa, jooooo, ti thjesht voto për logon e partisë, se kandidatët për deputetë i caktojmë ne, ti nuk di të zgjedhësh!

Ik fshi buzët, debil!

Po mirë mo mirë, po budallenj na dinë!