Shqipëria është në prag të diktaturës/ Flasin Shemsi Prençi dhe Dritan Goxhaj: Kemi gjendje të jashtëzakonshme. Ministri Lleshi shkel ligjin, edhe gjeneral, edhe 5 vjet kryetar i qbqordit të Aviacionit Civil. Shpërfillja e auditit ndërkombëtar dhe përgjegjësia penale e ministres Balluku. Revista amerikane “Global FInance”: Siguria në aeroporte- Shqipëria vendi më i pasigurt në Ballkan

535
Sigal

Ministri Lleshaj për 4 vjet ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit Civil dhe asnjëherë nuk ka marrë në konsideratë propozimet për Sigurinë në aeroport

Shemsi Premçi: Shqipëria është në prag të diktaturës, kemi Gjendje të Jashtëzakonshme

Flasin ish– kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj

 

Kryeministri Rama dhe ministrat Balluku, Lleshi dhe Xhaçka akuzojnë vetëm koncesionarin e aeroportit të Rinasit për mangësitë e Sigurisë, duke dashur të heqin çdo përgjegjësi nga vetvetja e tyre, ish- kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi dhe eksperti i Aviacionit Civil Dritan Goxhaj, në një intervistë për Ora News, drejton gishtin e përgjegjësisë tek autoritetet shtetërore, posaçërisht te Ministrja e Infrastrukturës Balluku. Prençi kujtoi se nga 2015 kur është bërë dhe auditi, nuk është zbatuar asnjë nga rekomandimet dhe masat e dhëna. Ministri Lleshi ka qenë 5 vjet që nga 2013-2018 kryetar i Bordit të AAC dhe asnjëherë nuk ka dashur të zbatojë masat që ka lënë auditi ndërkombëtar për Sigurinë në aeroportin e Rinasit, ndërkohë, që zgjedhja e tij në krye të këtij bordi ka qenë në kundërshtim me ligjin, pasi Lleshi ka qenë gjeneral aktiv dhe, në bazë të ligjit, nuk lejohet që të ushtronte detyra civile. Zoti Premçi e quan grusht shteti rrethimin e aeroportit nga ushtria.

 

  1. Autoriteti i Aviacionit Civil ka shpërfillur auditin ndërkombëtar për Sigurinë në Rinas

– Cilët janë përgjegjës për Sigurinë në Aeroportin e Rinasit?

– Z. Shemsi Premçi: Dominon tendenca për të larguar përgjegjësitë. Jam në dijeni të disa zhvillimeve që janë bërë vitet e fundit duke filluar nga 2015 ku Autoriteti i Aviacionit Civil dhe aeroporti i Rinasit i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga institucione ndërkombëtare të sigurisë së aeroportit dhe ka një raport të hollësishëm ku janë dhënë detyra në mënyrë të përsëritur për sigurimin e aeroportit të Rinasit sidomos me hyrjen dhe daljen e makinave, si duhen shoqëruar dhe si duhen kryer veprimet. Që në 2005 kur i është dorëzuar nga policia e shtetit koncesionarit së bashku me ICTS është shkrirë reparti i sigurimit të jashtëm. Kemi propozuar herë pas here masa shtesë për aeroportin e Rinasit. Ne si autoritete pjesëmarrje dhe anëtarë të Komitetit të Sigurisë të Autoritetit të Aviacionit Civil, kemi propozuar herë pas here masa shtesë për aeroportin e Rinasit, sidomos pas grabitjes të parë në 2017-n, në më mbledhjet që është zhvilluar në Komitetin po të marrësh raportet e Autoritetit të Aviacionit Civil, sidomos të mbledhjeve të Komitetit të Sigurisë të Aviacionit Civil, do të keni të zbërthyer minutazhin e mbledhjeve ku janë propozuar jo vetëm shtimi i masave që do të kompensonin ruajtjen dhe sigurinë që bënin dikur reparti i Rendit, tani do të bëheshin me masa sigurie të telekomanduara me sensorë. Këto masa nuk u bënë kurrë dhe për këtë përgjegjësinë e ka drejtpërsëdrejti vetë Autoriteti Shqiptar, ministria e Transporteve, e cila duhet të të përgjigjej, sepse i janë shkuar raportet e njëpasnjëshme nga ky autoritet , nga Komiteti, sepse ministria e Transportit ka mbajtur lidhjet me koncesionarin e Rinasit.

  1. Ministri Lleshi, shkel ligjin, edhe gjeneral, edhe 5 vjet kryetar i Bordit të AAC

Shemsi Premçi: Përveç kësaj, një nga personat, që sot është një nga drejtuesit më të lartë të shtetit, pra ministri i Brendshëm, Lleshi, për 5 vite, që nga 2013 e deri në 2018 ka qenë kryetari i Bordit të Aviacionit Civil. dhe ndërkohë asnjëherë nuk ka marrë në konsideratë propozimet që janë bërë, ku në këtë Komitet janë anëtarë, që nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i Policisë Kufitare, drejtori i Shërbimit Informativ Shqiptar, etj dhe kam qenë edhe unë anëtar i këtij bordi. Kemi bërë propozime, jemi debatuar me konsesionarin e Rinasit dhe koncesionari na thoshte: Kush jeni ju? Sepse e kishte rregulluar me përfaqësuesit e lartë të shtetit e nuk na pyeste fare neve.

Zoti Goxhaj, Agjencia Evropiane për Sigurimin në Fushën e Aviacionit e ka nxjerrë aeroportin e Rinasit të pasigurt, pas një inspektimi.

  1. Goxhaj: Kanë bërë një auditim, në shtator të 2015 dhe kanë nxjerrë shkelje shumë serioze, të cilat janë në disa nivele.. Nga niveli i parë, deri në nivelin e katërt dhe shumica në nivelin e katërt, që janë niveli më ekstrem i shkeljeve. Bëhet fjalë për të gjitha shkeljet, si për gardhin e Sigurisë, ku ka hyrë makina. Për shembull, hyrja e mjeteve të pa kataloguara në Zonën e Sigurisë, të paregjistruara, dhe të pashoqëruara, ashtu siç ndodhi në vjedhjen e tanishme në Rinas. Raporti thotë që patrullat e Sigurisë të kompanisë ICPS firmë qipriote, që ka marrë përsipër Sigurinë në Aeroport në rrethimin e brendshëm, pasi rrethimin e jashtëm të aeroportit e ka Policia e Shtetit.
  2. Ministrja Balluku nuk e ka kontrolluar asnjëherë Aeroportin për Siguri

-A duhej t’i hiqej e drejta e ruajtjes së aeroportit kësaj kompanie, pasi ndodhi vjedhja e parë?

  1. Goxhaj: Kodi Ajror i Shqipërisë neni 106 i jap tagrin e plotë AAC që është përgjegjës për Sigurinë në fushën e Aviacionit, sado aeroporte të kemi dhe është AAC që duhet të ushtrojë presionin e nevojshëm në zbatimin e Kodit Ajror në Republikën e Shqipërisë për ta detyruar koncesionarin dhe kompaninë që ka koncesionin e sigurisë, që të plotësojë të gjitha masat që parashikohen për të garantuar Sigurinë e Aeroportit. Raporti i është dhënë AAC, i cili nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Nëse sot ministrja e Infrastrukturës thotë tani se neve nuk na ka dëgjuar koncesionari, atëherë le të thotë ministrja Balluku, se çfarë masa administrative ka dhënë, sepse masa administrative shoqërohet edhe me gjobë nga 5 – 10 milionë lekë të vjetra, për çdo gjetje që ata që i gjejnë firmës së Sigurisë së Aeroportit. Pra, tani ministrja Balluku le të dëftojë njëherë që e kanë gjobitur koncesionarin, apo që i kanë bërë ndonjëherë ankesë me shkrim për mungesën e masave të sigurisë në aeroport. AAC, ka bërë një shkelje të rëndë. Në 2007, nëse aeroporti i është shitur koncesionari dhe deri atëherë koncesionari ka operuar pa licencë, është AAC që në bazë të Kodit Ajror licencon koncesionarin, operatorin dhe firmën e Sigurisë dhe AAC, e ka lëshuar këtë licencë pa i kërkuar as koncesionarit dhe as kompanisë private të Sigurisë që të rritin masat e Sigurisë në Aeroport. Pra, AAC e ka pasur në dorë marrjen e masave të Sigurisë në Aeroport, por nuk e ka bërë asnjëherë. AAC ka dështuar totalisht në kryerjen e detyrave të veta dhe deklarata e ministres Balluku dhe e ministrave të tjerë, që tani pohojnë që e dinin se ishte ky nivel i mangët i masave të Sigurisë, dhe nuk kanë marrë asnjë masë dëshmon që ministrja Balluku dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë kryer një vepër penale të shpërdorimit të detyrës. Të gjithë përfaqësuesit e shtetit që nuk kanë marrë masa për rritjen e Sigurisë në aeroport kanë kryer vepër penale të shpërdorimit të detyrës, sepse vetë pohojnë që e dinin si ishte gjendja, por koncensionari nuk i paska dëgjuar…

– Z. Premçi: Në 2017, për rreth 2 muaj u ndryshua drejtori i AAC dhe erdhi zoti Flamur Çela. Këto 2 muaj janë zhvilluar 2 mbledhje të njëpasnjëshme për shtimin e masave të Sigurisë në Aeroportin e Rinasit. Çuditërisht, ndërkohë që merreshin vendime, dhe nxirreshin urdhra, asnjë nga 42 gjetjet e raportit të 2015 nuk gjetën zbatim dhe nuk u përmirësua asnjë. Ndërkohë që u ndryshua koncesionari, u shit dhe u licencua pa u ndryshuar, përmirësuar asnjë nga 42 gjetjet e mangësive të Sigurisë në Aeroportin e Rinasit. Kjo do të thotë, që të gjithë autoritetet përgjegjës shtetërorë, duke filluar që nga ministrja e Infrastrukturës, Balluku, nga AAC në mënyrë kategorike nuk kanë zbatuar asnjë nga pikat e auditivit dhe asnjë nga vendimet që janë marrë nga Komiteti për Sigurinë e Aviacionit Civil. Që do të thotë, se me dashjen e zyrtarëve të lartë aeroporti është lënë në këtë gjendje e gjithë perimetri i Sigurisë, situatë që është trashëguar që nga 2005-a, kur Policia e Shtetit e dorëzoi Sigurinë e aeroportit tek kompania private e Sigurisë. Reparti i Rendit të Policisë së Shtetit në aeroportin e Rinasit kishte 52 veta që përgjigjeshin drejtpërsëdrejti për Sigurinë e Aeroportit.

  1. Premçi: Jemi në diktaturë

-Sot është vendosur që aeroporti të ruhet nga ushtria…

– Zoti Premçi: Sot është bërë autogol. De fakto, marrja e ruajtjes së aeroportit nga Ushtria është shpallur gjendja e Jashtëzakonshme. çka do të thotë, ruajtja e aeroportit nga Ushtria merret vetëm kur shpallet gjendja e Jashtëzakonshme. Vetëm se nuk është shpallur de jure nga qeveria shqiptare gjendja e jashtëzakonshme. Në fakt ne jemi afër gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të nivelit të ulët të sigurisë në aeroport, të kriminalitetit të lartë, të cenimit të Sigurisë të një objekt të rëndësisë së veçantë siç është aeroporti i Rinasit, dhe për shkak të përsëritjes të të njëjtave lloji të kriminalitetit, siç janë grabitja në Rinas. Kush do t’i ndalonte ata njerëz, po të kishin marrë peng avionin. Të shkojë një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë të rrijë dhe të shëtitë 3 orë rreth Rinasit, kur ka komisariat policie…

 

  1. Kryetari i AAC dha liçencën pa kërkuar Siguri në aeroport

-Zoti Goxhaj si ndodh që grabitësit ishin në dijeni të çdo lëvizjeje të shumave të mëdha të parave?

Z. Goxhaj Askush nuk e di shumën e parave, por ama në një aeroport të vetëm siç kemi Rinasin, gjithkush, nëse qëndron 1 javë ulur tek kafja përballë portës numër 1 të Rinasit, nga ku hyjnë mjetet, e shikon se kur janë oraret se kur hyjnë fugonit e transportit të parave. Dihet orari kur vjen avioni i transportimit të parave dhe sa kohë qëndron avioni. Ndoshta në këtë rast vjedhësit mund të mos kenë pasur as bashkëpunëtor të brendshëm, por kanë bashkëpunëtor për të ditur sasinë e parave. Në disa vende të të Evropës aeroportet i ruajnë kompani private, por ato janë të specializuara, të trajnuara dhe me armë. Në zonën ku janë avionët policët privatë kanë edhe armë. Në Greqi, aeroportin e ruan Policia e Shtetit, si brenda edhe jashtë aeroportit. Të gjitha shërbimet në aeroport i kryen Policia e Shtetit. Këtë duhet ta kishte bërë edhe shteti shqiptar, pas grabitjes së parë, të vendoste që Policia e Shtetit të siguronte aeroportin e Rinasit. Por dalja e ministrave që akuzojnë vetëm koncesionarin është një rreth vicioz, që e bëjnë për të mbrojtur njëri – tjetrin. Drejtori aktual i AAC ka qenë anëtar i Bordit të AAC nga viti 2013 dhe që ka udhëhequr bisedimet në 2017 për shitjen e koncesionit dhe dhënien e licencës pa kërkuar rritjen e masave të sigurisë, duke qenë edhe anëtar i Bordit të AAC. Në 2008 kur iku ministri Lleshaj, kryetar i Bordit të AAC është bërë zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe tani ministrja Balluku do që të mbrojë zëvendës ministrin e saj, i cili në kundërshtim me ligjin për emërimin në bordet, nuk mund të jetë as anëtar dhe as kryetar i këtij bordi, sepse është zëvendësministër i linjës dhe nuk mund të monitorojë dot vetveten. Pra Bordi i AAC monitoron ministrinë dhe ministria e Infrastrukturës monitoron Bordin e AAC.

  1. Përgjegjësi penale e ministres Balluku

-Zonja Balluku ka drejtuar ANTA-n për një kohë jo të shkurtër

  1. Goxhaj: Po. Ministrja Balluku ka qenë anëtare e Komitetit të Sigurisë të AAC që prej 2013-n. Kanë ndodhur nj sërë shkelje të sigurisë në aeroportin e Rinasit, sikurse një udhëtar mbërriti deri tek avioni pa u cekuar asgjëkund, por këto shkelje nuk janë publikuar, por më e keqja është se nuk janë marrë masat që të mos përsëriten.
  2. Premçi: Aeroporti i Rinasit është kërcënuar edhe nga fenomene të tjera të natyrës, që mund të kishin ndodhur katastrofa shumë më të rënda dhe përsëri është i rrezikuar për shkak të mospastrimit të kanaleve, në pjesën jugore të aeroportit është rrezikuar në vitin 2017, që ula të dilnin në sipërfaqen e pistës. Nuk ka ndonjë plan për të siguruar aeroportin e Rinasit. Terroristët nuk kanë pasur interesa në aeroportin e Rinasit, nuk kanë dashur, por ata çdo gjë mund të bënin.