Shqipëria është kthyer në “fermë hashashi”, shteti … “mbledh gjethet” që lënë pas kultivuesit

433
Sigal

 

Heshtja me pamje të
plotë ortakllëku me kultivuesit e drogës që kanë uzurpuar gjithë Shqipërinë,
duke e kthyer vendin në një fermë 28 mijë kilometër katrorë të mbjell me
hashash, nuk është mungesë informacioni, apo pafuqi veprimi prej shtetit, por
është një skenar i paramenduar, që bosët e pushtetit të “Rilindjes” ta kenë si
burim fitimesh financiare, për të shuar llogaritë bankare, por edhe për të
garantuar miliardat që do t’u duhen për të blerë votat e zgjedhjeve të
ardhshme, që sipas “erës” së hashashit, duket se janë shumë pranë. E gjendur
përballë shqiptarëve të mashtruar, të tallur, të shpërfillur e të zhvatur me
koncesione dhe tenderë, kupola “rilindja” ka futur në lojë skenarin e krimit të
kultivimit dhe shitjes së drogës, duke krijuar grupe kultivuesish të besuar, të
stërvitur e të paguar, apo të shpërblyer me poste të larta shtetërore për
familjarët e tyre, të cilët kanë “pushtuar” gjithë territorin duke e mbjell
lirshëm e në çdo milimetër katrorë me bimë narkotike. Në fusha, kodra, male,
kullota, pyje, lugina lumenjsh, brinja, përrenj, në sera, në toka bujqësore,
nëpër bodrume, kapanone e tunele ushtrie në qytete dhe fshatra, grupe
kultivuesish vazhdojnë të mbjellin, korrin e të çojnë në treg thasët me
hashash. shefat e këtyre femrave, kanë punësuar mijëra banorët të zonave e madje
edhe specialistë bujqësie, të cilët mbikëqyrin prodhimin nga fara e deri ën
tharje. Policia e Shtetit e di këtë realitet alarmant,për ët cilin thotë se po
e lufton duke bërë disa aksione me shkulje e djegie bimësh dhe me arrestime të
disa fakirëve që fatkeqësisht janë pronarë, apo përdorues të sipërfaqeve të
zaptuara nga bandat e drogës. Sipas informacioneve, gjithë ky kultivim masiv me
mbulim të Shqipërisë me drogë, ka lidhje me skenarin për të mbledhur miliarda
lekë nga shitja e drogës në tregun e huaj dhe kjo po ndodh. Volumi i madh i
tregut nuk ka mundur të përballohet me shitje me çanta dhe duar të pista brenda
“rilindjes” dhe në strukturat e saj të reja e të vjetra të krimit të organizuar,
kanë nisur prej kohësh të çojnë me avionë, jahte, gomone e vaporë në tregun e
shumicës jashtë kufirit shqiptar. Sipas llogarive, droga që shitet çdo vit
arrin vlerën financiare 5-6 miliardë euro! këto miliarda ndahen në pjesë mes
klanit të drogës, që nis me çetat që e kultivojnë nëpër zona dhe përfundon me shefat
shtetëror  që organizojnë, lejojnë,
monitorojnë dhe vjelin këtë biznes krimi masiv, duke kthyer Shqipërinë në
epiqendrën evropiane të kultivimit të drogës. Miliardat përfundojnë në llogaritë
bankare kashtë shtetit të bosëve me poste shtetërore, në depot e miliardave që
ata akne ngritur nëpër sarajet e tyre. Ndarja e fitimit neto të mbetur nga
zinxhiri i kultivim, prodhim, përpunim e shtije të drogës, ndahet 50%-50%.
Gjysma bëhet pasuri dhe prona e tyre, ndërsa gjysma hiqet mënjanë, për ta
përdorur për të blerë votat e pushtetit të radhës. Në këtë derexhe që është
katandisur “rilindja”, blerja e votës është e vetmja zgjidhje për të vazhduar
sundimin në krye të pushtetit. Ndaj dhe mbyllin sytë e nuk veprojnë, madje edhe
ndalojnë policinë dhe institucionet drejtësisë për të goditur këtë krim, duke
krijuar kushte të plota për kanabizimin e Shqipërisë.