Shqipëria e mbuluar me kanabis/ Zbulohet raporti sekret, Lleshaj përpiqet ta fshehë. ZDF: Mafia shqiptare me kriminelët më të frikshëm në botë

449
Sigal

Holanda sërish “JO” Shqipërisë. Ministri Stef Blok: Negociata, kur të plotësohen kushtet

Holanda pritet të vendosë sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edhe pse Gjermania do të paraqitet në Këshillin Evropian, në mesin e muajt tetor, me një propozim për të marrë një hapje të kushtëzuar të negociatave për Tiranën, holandezët do të bëhen sërish pengesë. Gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane, ministri i Jashtëm, Stef Blok ka theksuar, se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua, se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018-s. Blok ka theksuar se Shkupi dhe Tirana duhet të trajtohen të ndara në këtë proces. “Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur, sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe progres të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është më e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri. Sipas Blok, Shqipëria është një rast tjetër kur krahasohet me Maqedoninë. “Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejt që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”, ka deklaruar Blok. Në Komision ka pasur debate edhe, sa i përket faktit, nëse Holanda do të jetë e vetme në qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë. Blok ka deklaruar se i takon secilit vend anëtar të japë mendimin e tij për zgjerimin. “Herën e fundit që Këshilli vendosi për këtë (çështje) ishte përpara një viti dhe Holanda, Franca dhe Danimarka ishin shtetet që mbajtën këtë qëndrim. U takon shteteve që të tregojnë pozicionin e tyre”, ka thënë ministri holandez. Vetë ministri Blok do të deklaronte, se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i parakohshëm.