Shqipëria, e 85-ta në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore

473
Sigal

Banka Botërore e radhit Shqipërinë në vendin e 85 nga 185 vendet e përfshira në klasifikimin e përgjithshëm të raportit “Doing Business”, i cili merr në konsideratë rregulloret e vendosura nga qeveritë që ndihmojnë apo pengojnë bërjen e biznesit në një vend. në treguesin e lejeve të ndërtimit Shqipëria radhitet e fundit në klasifikimin e këtij raporti të Bankës Botërore. “Për tre vitet e fundit nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në Tiranë. KKRT ishte autoriteti kryesor që autorizonte lejet e ndërtimit dhe kishte zyrtarë të lartë të përfshirë në të. Pra në këtë pikë as që mund ta klasifikojmë Shqipërinë pasi nuk ka asnjë aktivitet”, Një tregues ku çalon jo vetëm Shqipëria, por mbarë rajoni i Ballkanit thotë zonja Trumbiç, është ai i energjisë, një kriter i ri i futur në raportet e dy viteve të fundit dhe që mat lehtësinë në procesin e sigurimit të energjisë elektrike për një biznes. Një tregues tjetër ku Shqipëria duhet të bëjë përparim janë pagesat e taksave. Raporti vjetor i Bankës Botërore “Doing Business” klasifikon vendet sipas 10 treguesve, ku përfshihet shpejtësia e regjistrimit të një biznesi, pagesa e taksave, regjistrimi i pronës, tregtia ndërkufitare si dhe zbatimi i kontratave.