“Shqipëria drejt një diktature të re”/ Agim Nesho: Rama ka kapur të gjitha institucionet

627
Sigal

Diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, është shprehur se demokracia në vend është në rrezik.

Sipas ish-ambasadorit të Shqipërisë në OKB, vendi po shkon drejt një diktature, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka kapur të gjitha institucionet në vend.

“Po jetojmë një kohë që demokracia në Shqipëri po përfundon drejt një diktature të re.Një njeri i vetëm i ka kapur të gjitha institucione dhe një gjë  e tillë kur njerëzit nuk kanë mundësi të kontrollojnë ojetën e tyre por janë peng i “njëshit””, u shpreh Nesho.