Shqipëria do t’i shesë ujë Italisë? Guvernatori i Puglia-s zbulon çfarë i ka propozuar Ramës

539
Uji dhe gazi “vrapojnë” së bashku në fund të detit përgjatë rrugës Shqipëri-Puglia. Ky është propozimi i guvernatorit të Pulias, Michele Emiliano gjatë ndërhyrjes së tij në Caserta në konferencën “Nga qymyri në Paris”, shkruan Corriere del Mezzogiorno.
Takimi me Ramën dhe Blair
Një tub që mbart ujë dhe shkon pranë gazsjellësit që do të ketë daljen në Salento për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë mungesën e ujit në Pulje dhe Kampania. Kjo është në përmbledhje të propozimit të guvernatorit. “Pak ditë më parë,” thotë Emiliano “kam qenë në Shqipëri ku takova Edi Ramën. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Tony Blair, të cilin gjithashtu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento, dhe prandaj i bëra një propozim kryeministrit shqiptar. Pse të mos bëhej një tub që shkon bashkë me atë të gazit dhe të sjellë ujë nga Shqipëria, vend i cili e ka me bollëk dhe ne na duhet në Salento? A nuk është ky një kompesim mjedisor?


Sigal