Shqiperia, burim kryesor i kanabisit në Evropë

502
DPA: Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Evropë, transport me gomone dhe gomarë

Në një shkrim kushtuar drogës në Evropën Juglindore, Agjencia Gjermane e Shtypit (DPA) flet për kanabisin në vende si Greqi, Itali dhe Shqipëria.

Në shkrim thuhet se Shqipëria është burimi kryesor i barit të kanabisit në Evropë, si dhe transporti bëhet zakonisht me kafshë si gomari, për ta kaluar në anën tjetër dhe, nëse haset polici, kapet vetëm ngarkesa e jo trafikantët e drogës.

Ndër të tjera DPA shkruan:
Kanabisi shpesh konsiderohet si një drogë padëmshme, por për trafikantët dhe policinë në Evropën Juglindore, është një biznes serioz që përfshin valixhet, gomarët, armët automatike dhe sharrat elektrike. Shqipëria është burimi kryesor i barit të kanabisit në Evropë dhe është një qendër shpërndarjeje e madhe për rrëshirën e kanabisit nga Afganistani, sipas raportit vjetor të krimit të organizuar nga agjencia e policisë e BE-së Europol.

Distanca në mes të brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë është vetëm 70 kilometra – sa një udhëtim anije në një orë përgjatë Detit Adriatik. Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës, gjithashtu ndan kufirin tokësor me Greqinë.

“Për të transportuar kanabis në mënyrë të sigurt në të gjithë kufirin e fshatrave, kontrabandistët trajnojnë gomarët që dinë të orientohen nëpër shtigje, duke u kapur në anën tjetër”, – tha një zëdhënës i policisë. Nëse policia do ndeshej me një karvan të tillë, e gjitha ato që mund të bëjnë është të kapin drogën pa kapur organizatorët njerzorë.

Ndërsa kjo mënyre e transportit tingëllon pothuajse idilike, autoritetet thonë se trafikantët nuk janë paqësorë, por të armatosur.

“Kam frikë të vazhdoj patrullimin në kufi, nuk e dimë se kur dhe ku do të shfaqet mafia e drogës dhe nëse ata do të qëllojnë apo jo” – tha një oficer grek i kufirit për DPA.
Sigal