Shqipëri-Serbi, unifikim i certifikatave për produktet shtazore

122
Serbia dhe Shqipëria do të kenë proces të përbashkët pune për unifikimin e të gjitha certifikatave shoqëruese të produkteve bimore dhe shtazore. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, priti në një takim homologun e tij serb Branislav Nedimoviç, ku u fol për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Pjesë e bisedimit ishte edhe shkëmbimi i eksperiencës për rritjen dhe fuqizimin e produkteve tipike tradicionale, Serbia është një shembull i mirë në rijetëzimin e këtyre produkteve. Ministri Peleshi e konsideroi këtë takim shumë të rëndësishëm edhe në kuadër të klimës së mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve si bashkudhëtarë të anëtarësimit në BE.