Shqipëri-Bosnje/ Hiqen pasaportat, por Bosnja nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

524
Nga sot shqiptarët do të udhëtojnë drejt Bosnjë-Hercegovinës vetëm me kartën e identitetit, pa patur nevojën e një pasaporte.
Këtë e mundëson marrëveshja e firmosur në Tiranë mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij boshnjak, Igor Crnadak.
Përtej lehtësirave të krijuara për udhëtarët shqipatrë, Ministri i Jashtëm boshnjak u tregua i prerë kur tha se vetoja kundër pavarësisë së Kosovës nuk do të ndryshojë.
Igor Crnadak: “Sa i perket situatës së Kosovës gjërat gjatë këtij mandati nuk do të ndryshojnë. Nuk kemi konsensus për këtë. Nuk do ta diskutojmë e nuk do të marrim ndonjë vendim pë ta ndryshuar këtë situatë. Këshilli i Ministrave të Bosnje Hercegovinës është tërësisht i angazhuar që ta bëjë jetën dhe lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve më të thjeshtë, apo siç thuhet të rrjedhë lirshëm. Do përpiqemi të rrisim shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona. Fakti që nuk e njohim Kosovën nuk do të thotë që këto përpjekje nuk do të ecin para”.
Ndërsa Ministri i Jashtem Bushati duke u ndalur tek numri gjithnjë e në rritje i numrit të azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve të BE, tha se qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane po hartojnë një plan masash për të frenuar këtë fenomen.
Gjatë takimit Bushati-Crnadak u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët drejt integrimit europian.
Sigal