Shqetësimi për kanabisin/ Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë, ja data dhe pjesëmarrësit

445
Sigal


Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të thërrasë me datën 11 nëntor
mbledhjen e këshillit të Sigurisë kombëtare për situatën alarmante me kanabis.Mbledhja
është parashikuar të mbahet në Presidencë në orën 18:00 ndërkohë që burime
jozyrtare bëjnë me dije se të pranishëm do të jenë edhe Kryeministri Edi Rama,
ministri i rendit Saimir Tahiri dhe kreu i SHISH Visho Ajazi.Gjatë vizitës në
Shkodër një ditë më parë Presidenti njoftoi se shumë shpejt do të thërrasë
këshillin e Sigurisë Kombëtare.



“Është
një fenomen serioz që ka marrë përmasa kombëtare. Për shkak të marrjes së
këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë
ligjzbatuese të inteligjencës të vendit por edhe ato partnere, unë së shpejti
kam vendosur që të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në
lidhje me problematikën dhe mënyrën se si ne duhet që ta përballojmë këtë sfidë
serioze në vendin tonë”, u shpreh kreu i shtetit Bujar Nishani.Pas deklaratës së tij, Kryeministri Edi Rama ironizoi Presidentin
duke thënë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e
gazetave e të portaleve të Shqupit./BW/