‘Shpresa për jetën mos t’ju humbasë kurrë’, Kryemadhi uron shqiptarët me këtë foto

667
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Krishtlindjes, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa ka postuar një foto me familjen e saj.
Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Kryemadhi uron çdo familje shqiptare që të jetë e bekuar.
URIMI I KRYEMADHIT
Urimet më të mira në këtë vigjilje të shenjtë!
Një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh. Shpresa, harmonia, dashuria mbizotërofshin te Ju dhe familjet tuaja të bekuara.
Ditët do të kenë lodhje, strese, lot, por dhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për Jetën të mos humbasë kurrë, prandaj dhe jeta që na dhuron Zoti është e bukur.
Gëzuar! Gëzuar! Gëzuar! ??????


Sigal