Shpëtim Idrizi:“Ne kërkojmë që të kthehemi në pronat tona”

483
Sigal

Shpëtim Idrizi në “Hot Seat”në “Bugajski Hour” në “AS”

J.Bugajski: Çfarë përfaqëson, pra, specifikisht emri i partisë?

Sh.Idrizi: Kur themi Partia për Drejtësi kemi parasysh këtu që një nga pikat themelore të programit tonë ka të bëjë me  gjetjen e drejtësisë për shqiptarët e Çamërisë dhe sigurisht dhënia e drejtësisë për një ndër kauzat më të mëdha kombëtare shqiptare është një nga gjërat kryesore që ne jemi dhe ekzistojmë si parti politike. Për Integrim sepse mendojmë se, shumë nga të drejtat tona që bazohen mbi të drejtat e njeriut mbi të drejtat europiane, do të realizohen përmes integrimit të Shqipërisë në BE. kombi shqiptar një komb ka nevojë të performojë dhe të ecë drejt një uniteti më të madh.

J.Bugajski: A keni kërkesa territoriale apo kërkesa irredentiste, të cilët shkaktojnë gjithnjë frikë në rajon?

Sh.Idrizi:  Asnjëherë në diskurin tonë politik të shkruar, apo të folur, ne nuk kemi kërkuar ndryshim kufijsh. Ne kërkojmë që të kthehemi në pronat tona dhe sigurisht të jetojmë me gjuhën tonë me të drejtat tona.

J.Bugajski: Nëse ka kompensim për popullatën çame, çfarë ndodh me popullatën greke?

Sh.Idrizi: Pra, heqja e ligjit të luftës që është pjesë edhe e rezolutës sonë do të zhbllokonte të gjitha pronat tona, të cilat siç ju thashë janë në përdorim dhe jo në pronësi të kolonëve të ardhur apo të atyre që janë vendosur në territorin e Çamërisë.

J.Bugajski: Si do ta shprehni shkurtimisht reagimin e qeverisë greke ndaj kësaj çështjeje?

Sh.Idrizi: Besoj se është një qëndrim jorealist pavarësisht se ka bërë hapa para duke thënë se, nga njëra anë çështja çame nuk ekziston dhe nga ana tjetër thonë mund të zgjidhen në mënyrë individuale pronësore

J.Bugajski:  A po bën sa duhet qeveria shqiptare në marrëdhëniet me Athinën mbi Çështjen e Çamërisë?

Sh.Idrizi: Jo vetëm kjo qeveri po asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për Çështjen Çame. Kjo ka qenë arsye sepse shoqata “Çamëria”,  vendosi në vitin 2004 të  kthehej  në një parti politike, politika shqiptare, partitë e mëdha do të thoja e kishin përdorur këtë komunitet si serbatorë votash, por nuk kishin bërë pothuaj asgjë  për çështjen çame përveç disa deklarimeve.

J.Bugajski: Ku qëndron tani puna me rezolutën? A ka gjasa të miratohet?

Sh.Idrizi: Unë jam i bindur në mënyrë absolute që ajo do të votohet, para disa ditësh unë kam mbrojtur rezolutën në komisionin e Jashtëm. Besoj në ditët ne vazhdim do të filloj diskutimi për të gjithë dokumentacionin  e rezolutës për ta kaluar për ta bërë gati  për në seancë plenare.

J.Bugajski: Pra, ju thoni se ka gjasa të miratohet përpara zgjedhjeve, apo pas tyre?

Sh.Idrizi: Padyshim përpara zgjedhjeve. Do ta quaja totalisht të paarsyetuar qëndrimin e dy partive kryesore politike në qoftë se do ta shtynin për në kalendat greke, dhe të mos kalohej në këtë legjislaturë siç është rënë dakord.

J.Bugajski: A e keni ndarë mendjen se me cilat parti të mëdha do të jeni në koalicion?

Sh.Idrizi: Gjëja e parë që ne po vlerësojmë është qëndrimi i partive politike karshi rezolutës për shqiptarët e Çamërisë,padyshim është një kondicion i madh, çdo forcë politike kam parasysh dy të mëdhatë që nuk do ta mbështes këtë rezolutë, absolutisht nuk do të afrohet që të kërkoj mbështetje apo  bashkëpunim me ne.

J.Bugajski: Në programin tuaj nacionalist, patriotik, e mbështesni bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe ndoshta edhe të disa territoreve të tjera të banuara nga shqiptarët?

Sh.Idrizi: Në kushtetutën e  Shqipërisë falë një burri të mençur të urtë që quhet Sabri Godo, një ish- politikan i cili nuk jeton më  por që ka lënë gjurmë, në preambulën e saj është e shkruar e zeza mbi të bardhë  për të luftuar dhe për të punuar për aspiratën e kombit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar.