Shpëtim Gjika: Votë plebishitare për Dritan Lelin

524
Urimet e mia më të mira Dritan Lelit,Kryetarit te ri të Bashkisë Vlorë! Suksese dhe faqebardhë në këtë mision fisnik në shërbim të qytetarëve vlonjatë! Vota plebishitare në favor të Dritanit,veç vlerave të tij personale dhe mbështetjes nga Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane, rikonfirmoi besimin e plotë të qytetarisë vlonjate ndaj reformave dhe vizionit të Qeverisë sonë dhe të Kryeministrit Edi Rama! Kjo fitore e thellë dhe e merituar e Dritanit, besoj shuan çdo hamendje të kujtdo qoftë dhe qartëson gjithçka lidhur me angazhimin tim politik në përkrahje dhe mbështetje të Partisë Socialiste dhe të Dritanit si kandidat i saj!
Si socialist një përshendetje të sinqertë për shtabin elektoral, strukturat e FRESH dhe Partisë Socialiste në Vlorë, Orikum, Novoselë, Shushice dhe Komunën Qendër, për kryetarët e këtyre njësive vendore që i bashkangjiten Bashkisë së re të Vlorës, për të gjithë komisionerët në QV dhe numëruesit në GN! Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që votuan dhe besuan te alternativa jonë dhe integriteti dhe programi i Dritan Lelit! Si kryetar ende në detyrë një falenderim për të gjithë qytetarët pa dallim bindjeje politike dhe të gjitha forcat politike në Vlorë, të cilat edhe këtë fushatë e përcollën me shumë qytetari! 
Së fundi, një falenderim të veçantë për stafin dhe administratën e Bashkisë, të cilët garantuan një infrastrukturë dhe logjistikë korrekte dhe në përputhje të plotë me kërkesat e KQZ dhe Ligjit Zgjedhor! Personalisht mendoj dhe besoj që ky votim masiv në favor të Dritanit dhe Partisë Socialiste, është edhe një rikonfirmim i drejtësisë së veprimeve dhe angazhimit serioz gjatë këtyre viteve i kësaj administrate! Urime, Suksese dhe fitore të tilla dhe në betejën politike të radhës!
Sigal