Shpëtim Gjika dorëzon Bashkinë e Vlorës

725
Sigal

E rrallë/ Drejtori i teatrit konkurron për Kryetar të Kryqit të Kuq për Qarkun e Vlorës, pa dijeni të punëdhënësit të tij

E rrallë, por ndodh në Vlorë! Drejtori në detyrë i teatrit “Petro Marko”, ka konkurruar për postin e Kryetarit të Kryqit të Kuq, dega Vlorë. Mësohet se, konkurrimin në fjalë, Kreu i teatrit e ka bërë pa shkëputje nga puna, madje edhe konkursi është zhvilluar në orarin zyrtar të punës, në mesditën e kësaj të enjte, duke penguar kështu edhe mbarëfunksionimin e teatrit “Petro Marko”, ku aktorët e shfaqjes së radhës kanë pritur për orë të tera për të zhvilluar prova, por kjo godinë ka qenë e mbyllur. Duke mësuar për këtë konkurrim, u interesuam edhe pranë Bashkisë së Vlorës, për të marrë dijeni nëse drejtori në detyrë i teatrit, z. Dhimitraq Furxhi, kishte dhënë dorëheqjen nga ky post, apo kishte vënë në dijeni eprorët për një konkurrim të tillë, por mësohet se, kjo nuk ka ndodhur. Është rasti i parë në qytet që një funksionar e titullar institucioni të garoje paralelisht për një tjetër post, mbi të gjitha pa shkëputje nga puna, apo pa njoftim në institucionet përgjegjëse nga ku ka varësinë. Mësohet se, dy ishin kandidatët për këtë post, Rozeta Rrapi dhe Dhimitraq Furxhi, ndërsa kandidat për nënkryetar ishte Vasillaq Gazhga. Por duket se, gara ka pasur pak rëndësi, pasi z.Furxhi e ka fituar atë. E si mund të ndodhte ndryshe, një garë për të mos u humbur si ajo e djeshmja, në një moment, kur nuk janë vënë në dijeni as eprorët apo minimalisht ata që e kanë emëruar z. Furxhi në krye të teatrit qysh në vitin 2007.

Fenomeni në Bashkinë e Vlorës

Rasti i drejtorit të teatrit Vlorë, i cili kandidoi për një punë tjetër, edhe pse është ende në punë si drejtor, nuk është as i pari e as i fundit. Të tjerë, drejtues institucionesh në varësi të bashkisë apo nëpunës të niveleve të ndryshme, e kanë kryer një veprim të tillë. Kanë konkurruar apo kërkuar për vende të tjera pune, duke qenë njëkohësisht ende në punë në Bashkinë e Vlorës. Dhe disave ju ka ecur llogaria e disa të tjerëve ende jo, edhe pse nuk kanë hequr dorë nga kërkimi për tjetër vend pune. Fenomeni është shumë i përhapur në administratën e Bashkisë Vlorë, ndërkohë që, për asnjë arsye, nuk ka patur reagim nga ana e Kryetarit të Bashkisë, i cili nuk ka dijeni për raste të tilla. Të punësuar prej me shumë se 10 vitesh në bashkinë e Vlorës, pa e provuar asnjë ditë të vetme qëndrimin në opozitë, ndryshe nga qindra e qindra socialist të thjeshtë në qytet, socialistët e punësuar në bashki, kanë nisur të kërkojnë të largohen nga puna në bashki. Qëllimi është për të gjetur një punë në institucionet e shtetit në Vlorë apo dhe në Tiranë, duke kuptuar problemet që ka me drejtësinë, kryetari aktual i bashkisë z. Shpëtim Gjika. Ky i fundit nuk do të konkurrojë më për kryetar bashkie, dhe për pasojë vendi i punës nuk do të jetë më i sigurt në një të ardhme për ata që sot po shiten e blihen nga agallarët e rinj të Tiranës, të cilët premtojnë dhe i shpërndajnë postet në kafene. Nga këto poste përfitojnë këshilltarë të majtë dhe të djathtë, të rinj dhe pensionistë, mjafton që ata të votojnë apo të bëhen pjesë e lojërave të këshillave. Deputetët duket se i përpirë dallga e detit duke i nxjerrë matanë lumit të Vlorës, ndërsa bregdetarët e rinj që nuk dinë as notë po zëvendësojnë tradicionalët dhe vendalinjtë. Kjo situatë do i japë efektet që në zgjedhjet me të afërta. Harrohen familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Vlorës dhe ata po zëvendësohen nga këshilltarët e Tiranës, pinjollë të bashibozukëve dhe kolaboracionistëve të tipit Eqerem Vlora, Fate Von Velaj dhe tradhtarët e tjerë të kombit, që nuk e deshën kurrë Labërinë, pasi kjo trevë ka qenë, është dhe do të mbetet tmerri i shovinistëve grekë. Por le t’i kthehemi situatës së konkurrimeve dhe emërimeve.  Bashkë me mungesën e fondeve e mbledhjen e të ardhurave, duket se të pasurit e mendjes në kërkim të një pune tjetër, jashtë bashkisë, ka ulur ritmin e punës për shumë drejtues e nëpunës të institucioneve që janë në varësi të bashkisë. Gjithçka ndodh kur dhjetëra socialistë të tjerë, prej vitesh të papunë, presin të punësohen e sorollaten nga njëri institucion në tjetrin, ndërkohë, të privilegjuarit socialistë të bashkisë e zgjedhin dhe e kërkojnë vendin e ri të punës, pa u shkëputur asnjë ditë nga borderoja e bashkisë pa thënë që kanë bërë edhe lojëra të dyfishta mes PD-së dhe PS-së.