Shpërthimi në zyrën elektorale të LSI, akuza e fortë e Lefter Kokës: E kanë bërë policët e Rilindjes

565
Ministri i LSI, Lefter Koka ka reaguar pas shpërthimit më lëndë plasëse para zyrës elektorale të LSI në lagjen nr. 18 në Durrës gjatë natës. Gjatë një deklarate për mediat, Lefter Koka dënoi këtë akt, ndërsa u shpreh se këtë e kanë bërë policët e Rilindjes pas punës dhe se ngjarja është vepër e zagarëve, jo e socialistëve të ndershëm.
“Dënojmë me forcë këtë akt të bërë nga policët e Rilindjes pas punës. Vepër e zagarëve, jo e socialistëve të ndershëm. Mesazhi ynë, është për zgjedhje të qeta. Ngjarja vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste të cilët i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të bëjnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit. Do ti bëja thirrje socialistëve të ndershëm se kemi kaluar probleme të kësaj natyre në vitin 1997. Unë jam i bindur se nuk janë ata që dëshirojnë këtë situatë”- tha Koka.
Sigal