Shpërthimi me eksploziv në Dibër/ Ish-deputeti publikon pamjet: Qytetarët ndjehen të terrorizuar

398
Sigal

Ish-Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar pamjet e pasojave të shpërthimit të eksplozivit në një lokal gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër.

Ai deklaron se një situatë e ngjashme ka ndodhur dhe para disa ditësh në qendër të Maqellarës, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga Policia e Shtetit. Dhe në fund e mbyll postimin se qytetarët e Dibrës ndjehen të terrorizuar dhe aspak të sigurt për jetën e tyre.

Postimi i plotë:

“Tronditet Dibra.

Krimi godet rëndë pronën e qytetarëve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mes të qytetit të Peshkopisë.

Në orën 23.20 minuta është dëmtuar me lëndë eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma.

Ngjarja ka ndodhur vetëm 70 metra larg Rajonit të Policisë Dibër.

E njëjta situate ka ndodhur dhe para disa ditësh në qendër të Maqellares, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”.

Si mbrohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve?

Ku është garantimi dhe sigurimi i jetës së qytetarëve?

Ku është garantimi dhe sigurimi i pronës së qytetarëve?

Qytetarët e Dibrës ndjehen të Terrorizuar dhe aspak të Sigurtë”

Tronditet Dibra.Krimi godet rende pronen e qytetareve.Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbreme ne mes te qytetit te Peshkopise.Ne oren 23.20 minuta eshte demtuar me lende eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma. Ngjarja ka ndodhur vetem 70 metra larg Rajonit te Policise Diber. E njejta situate ka ndodhur dhe para disa ditesh ne qender te Maqellares, por ngjarja eshte mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”.Si mbrohen te drejtat dhe lirite e qytetareve?Ku eshte garantimi dhe sigurimi i jetes se qytetareve?Ku eshte garantimi dhe sigurimi i prones se qytetareve?Qytetaret e Dibres ndjehen te Terrorizuar dhe aspak te Sigurte.

Gepostet von Xhemal Gjunkshi Faqja Zyrtare am Montag, 29. Juli 2019