Shpërthen Sadri Abazi në mitingun e Dibrës, jo për Muharremin, por për kryeministrin

410
Sigal

 

Edi Rama vërtet ka humbur një
kryebashkiak si Shukri Xhelili në Dibër, por ama ka fituar një orator special
mitingjesh elektorale si deputeti Sadri Abazi. Fjalimi i tij në mitingun e
mbylljes së fushatës u dallua mbi të tjerët, madje la në hije edhe atë të vetë
Ramës, për nga ekspresiviteti, metaforat e goditura dhe pasioni i zjarrtë.
Diçka tjetër që ra në sy të ekspertëve të komunikimit, ishte gjestikulacioni i
rrallë me të cilin deputeti Sadri Abazi shoqëronte fjalimin e tij përpara
dibranëve. Një performancë origjinale, që ndoshta nesër edhe shumë deputetë të
tjerë do të kërkojnë ta bëjnë të tyren. Fjalimi i Sadri Abazit ishte një dëshmi
se në Partinë Socialiste, talentet e fjalës dhe komunikimit lulëzojnë në çdo
kohë dhe pavarësisht moshës.